Goditet me levë në kokë pas konfliktit, 17-vjeçari në gjendje të rëndë tek Trauma

Një 17 vjeçar, nxënës i shkollës "Gjergj Kastrioti" në fshatin Kastriot të Dibrës ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kome.Sipas policisë ngjarja ndodhi pranë shkollës, por jashtë ambjenteve të saj, gjë që e theksoi edhe Ministria e Arsimit.Por familjarët e të plagosurit thonë jashtë kameras thanë  se konflikti ka nisur brenda shkollës mes 17 vjeçarit dhe një 15 vjeçari dhe më pas ka ndërhyrë 24 vjeçari Vilson Meta, i cili e ka qëlluar me levë pas koke të riun O.Halili, duke i shkaktuar plagë të rënda.Policia ka vënë në pranga 15 vjeçarin I.M të përfshirë në konflikt dhe ka shpallur në kërkim autorin.Banorët e fshatit Kastriot rrëfejnë momentet e para kur e transportuan të riun për në spital.“Në arë kur u rrëzua kemi shkuar i kemi dhënë ndihmën e parë e kemi hipur në makinë dhe e kanë çuar në Peshkopi. Është djalë artist”.“Unë e pashë kur u rrëzua aty poshtë. Shkuam vrap e kapëm, e nxorëm në rrugë e hipëm në makinë dhe e nisëm për tek urgjenca. Sa e njoh unë djalë shumë i mirë”.I plagosuri është sjellë në spitalin e Traumës dhe mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë.Ndërkohë policia vijon kontrollet në zonën përreth për të bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit.[caption id="attachment_669166" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi sherri ne te cilen mbeti ne koma adoleshenti Ne foto: Vendi ku ndodhi sherri ne te cilen mbeti ne koma adoleshenti[/caption][caption id="attachment_669017" align="alignnone" width="640"]shkolla Ne foto: Shkolla ne fashtin Kastriot ku ishte adoleshenti[/caption]