Një tjetër aleancë grash, Doda: Ëndrra jonë të krijojmë një parti të grave
Gratë këshilltare në Bashkinë e Tiranës kanë prezantuar aleancën e tyre për të adresuar problemet e grave dhe vajzave në të gjithë vendin. Me një pjesëmarrje të organizatave ndërkombëtare, ambasadorit Donald Du , aleanca e grave deputete theksoi dhunën në familje si emergjencë, duke drejtuar gishtin nga politika e cila sipas tyre i ka përdorur gratë si numra dhe jo si vlerë.Lançimi i Aleancës së Grave këshilltare të Bashkisë Tiranë ka nisur me një mea culpa, për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë humbur jetën nga dhuna në familje e që politika vijon ti adresojë problemet e tyre me retorika boshe.Në konferencën hapëse, Elisa Spiropali si anëtare e bordit drejtues të Aleancës së Grave këshilltare në Tiranë, u ndal tek përfaqësimi cilësor dhe jo numerik i grave në vendimmarrje.Spiropali: Në këto kushte ndihesh pothuajse fajtore të flasësh për kuota gjinore e gra në politikë, ajo që na duhet mbi të gjitha e për të gjitha është fuqizimi i grave në politikë dhe vendimarrje.Rritja e vazhdueshme e cilësisë përmes meritokracisë dhe garës, jo gra si numër, por gra si vlerë.Duke i qëndruar motos "Nëse do që diçka të thuhet kërkoja një burri, nëse do që diçka të bëhet kërkoja një gruaje", zv.ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Wilton, kërkoi nga politika të zgjedhë njerëzit e duhur në Kuvendin e ardhshëm pas zgjedjeve të 2017.Wilton: Unë bëj thirrje që të shfrytëzojnë rastin e 2017, të sigurojnë që Kuvendi i ardhshëm parlamentar i Shqipërisë të pasqyrojë më mirë shoqërinë shqiptare.Por për kryetaren e një tjetër aleance, asaj të grave deputete Mesila Doda, nisma të tilla i shërbejnë endrrës për të krijuar një parti nga gratë.Doda: Ëndrra jonë për të krijuar një parti të grave në Shqipëri mund të rezultojë një gjë e suksesshme, do ta ndryshojë këtë vend.Në krye të Aleancës së Grave këshilltare në Bashkinë e Tiranës është zgjedhur Klotilda Ferhati, këshilltare e PS dhe si zv/kryetare këshilltarja e djathtë Merita Poni.Aleanca ka vendosur sfidë të sajën pikësëpari fuqizimin e gruas, por edhe adresimin e problemit të dhunës në familje.