Kukës, vendorët i kërkojnë qeverisë vënien në funksion të aeroportit
Drejtuesit vendore të qarkut të Kukesit i kane bërë thirrje qeverisë Shqiptare që të bëjnë të mundur vënien në funksion të aeroportit të Kukësit si një mundësi për zhvillimin e te gjithe rajonit dhe uljen e papunesise.Sipas kreut te qarkut Kukës, aeroporti i plotëson të gjitha kushtet për të pritur e përcjellë pasagjerë.Abedin Oruçi, kreu i qarkut Kukës: I kërkojmë qëverisë që të hapet për arsye se zbutet papunësia edhe rritet mirëqenia.Për Qytetaret hapja e aeroportit të Kukësit përvec uljes s ëbiletave do të jetë një mundësi punësimi për shumë të rinj të kukësit.Për vënien ne funksion të aeroportit të Kukësit vijojnë negociatat mes Ministrise se Transportit e Infrastruktures dhe aeroportit “Nënë Tereza” që eksluzivitetin e fluturimeve që nga viti 2004, për një periudhë 25-vjecare.Aeroporti i Kukësit "Zayed bin Sultan Al Nahyan" u ndertua falë financimit të Emirateve të Bashkuara Arabe në periudhën e luftës së Kosovës.