Rezervuari i Thanës në Lushnje, Panariti: Zgjidh problemin e vaditjes

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti inspektoi digën e rikonstruktuar të rezervuarit të Thanës në Lushnje, ujëmbledhësi me kapacitet prej 55 milione metra kub ujë që mbulon të paktën 40 mije hektare tokë bujqësore.Ministri Panariti dha garanci për funksionimin me kapacitet të plotë të rezervuarit të Thanës.Panariti: I gjithë ky kompleks tashmë është i rehabilituar dhe jep garanci për fnksionimin e 4 skemave të vaditjes, të cilët mbulojnë sipërfaqe të konsiderueshme të kësaj zone. Mund të përmend skemën në Kurje, Divjake, Tërbufit dhe të Krutjes. Me rehabilitimin e këtyre skemave do të kemi edhe zgjerim të sipërfaqeve të tjera nën ujë ujë dhe llogaritet që në përfundim të këtij investimi të shtohen edhe 10 mijë HA sipërfaqe suplementare nën ujë.Diga e rezervuarit të Thanës, u rikonstruktua falë fondit 1.9 milionë euro të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Bujqësisë. Punimet zgjaten një vit dhe u përqëndruan te perforcimin e bazës dhe aksesorëve të digës.