Qytetarët në panik, ISHTI: Shpërthimi në Tiranë nga dëmtimi i tubit të bombolës
Shpërthimet e fundit të bombolave të gazit kanë ngjallur panik tek qytetarët shqiptarë. Ata shprehen se tregojnë kujdes për vendin ku i blejnë dhe ku furnizohen, por përsëri frika ekziston.Ndërkohë Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial deklaron se shkak për shpërthimin e djeshëm në Unazën e Re ka qenë dëmtimi i tubit të bombolës. Drejtori i Drejtorisë së Paisjeve me presion deklaron se vetëm në dy muajt e fundit ky institucion ka vendosur 47 gjoba dhe 36 akte bllokimi.Qytetarët shqiptarë të cilët përdorin gazin për ngrohje ose gatim shprehen mjaft të frikësuar pas dy shpërthimeve të fundit të ndodhura në Tiranë dhe Pogradec.Ata tregojnë se mundohen që të jenë të kujdesshëm duke i kontrolluar bombolat, por përsëri nuk ndjehen të sigurt.Qytetarja: E sigurt jo, megjithatë unë kam kaq vite që nuk e kam përdorur shumë gazin. Por e pashë që nuk ia dilja dot me dritat, u detyrova dhe mora gazin.Qytetarja: Nuk kam përdorur asnjëherë gaz se kam frikë. E kam përdorur gazin kur kam qenë jashtë nuk ka pasur problem, këtu është një çikë si me problem.Qytetari: Bombolat e reja që janë të veshura me një lloj veshje karakteristike, janë më të sigurta. Bëjmë kujdes se nuk bëhet shaka me gazin.Drejtori në Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial shpjegon se shërthimi në Unazën e Re ka ardhur si pasojë e dëmtimit të tubit lidhës të bombolës, i cili mendohet se ka ndodhur nga një shkëndijë elektrike.Arian Goshi: Në atë banesë kanë qenë tre bombola dhe në njërën prej tyre tubi lidhës deri në vendin ku ishte instaluar për gatim ishte djegur dhe aty kishte pasur rrjedhje gazi.Për të parandaluar ngjarje të tilla i bëhet apel qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë blerjes së bombolave, të cilat nuk duhet të kenë prezencë të ndryshkut apo deformimeve.Arian Goshi: Shenjat e para janë ndryshku, gumgat që themi ose gropëzat, në këtë moment bombolat bëhen shumë të dyshimta.Vetëm gjatë muajit nëntor-dhjetor, ISHTI ka vendosur 47 gjoba që variojnë nga 5-7 milionë lekë si dhe janë lëshuar 36 akte bllokimi.Ndërkohë që gjatë 2015 janë kontrolluar 2.960 çisterna të gazit.