Ndryshimet në statutin e PS, kur kryetari fiton zgjedhjet, rikonfirmohet pa votim
Grupi i punës për ndryshimet në statutin e PS, është drejt finalizmit të saj që cilësohet Kushtetuta e Partisë dhe Ora News zbardh një pjesë të formulimeve të saj.Ndryshimi, më i rëndësishëm, rreket t’i japë fund debatit më të madh në të cilën janë përfshirë socialistët, çështjes së mandatit të kreut të partisë.Në statutin e ri pritet të përcaktohet që në rast se kryetari i PS fiton zgjedhjet dhe shpallet Kryeministër dhe mandati i tij përfundon dy vjet nga zgjedhja në krye të qeverisë, kryetari do të rikonfirmohet pa votim, në Kongresin e PS.Në rast se kryetarti i PS, humbet zgjedhjet, do të respektohet rregulli i zgjedhjes së tij, përmes parimit, një anëtar një votë.Statuti i ri, përmirëson disa nene që përshtasin organizimin e partisë në bazë të ndarjes së re administrative-territoriale.Struktura e re e partisë nis me organizatat socialiste, Këshilli Socialist i Njësive, që zëvendëson Asamblenë e ish komunave.Statuti parashikon ngritjen e Asamblesë së Bashkisë, dhe zgjedhjen e kryetarit të Asamblesë.Do të jenë 61 kryetar Asambleje, për 61 bashki të vendit.Për herë të parë, sanksionohet se mandate i kreut të Asamblesë së Bashkisë, nuk do të pajtohet as me mandatin e të zgjedhurit dhe as me mandatin e të emëruarit.Kryetari, do të paguhet nga partia, me kuotizacionin e anëtarëve të saj.Në statut, do të ketë përcaktim të qartë edhe për sekretariatin e partisë, dhe parashikimin nëse sekretarët dotë mbajnë vetëm funksione në parti, apo do të jenë dhe të zgjedhur në qeveri.Ndryshimet në Statut, do të votohen në Kongresin e muajit mars, që ka thirrur Partia Socialiste. Në Kongres, delegatët do të zgjedhin Asamblenë e re të partisë, dhe do të jetë pikërisht kjo Asamble që do të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin e ri të socialistëve./Oranews.tv/