IKMT edhe sot në Butrint, shemben ndërtesa me shpërthim të kontrolluar

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes  së Territorit  ka vijuar dhe sot operacionin në zonën e Butrintit,ku janë prishur disa objekte pa leje një dhe disa katëshe .Së bashku me operacionin e djeshëm ,numri i objekteve të prishura pa leje në këtë zonë shkon mbi  dhjetë.Edhe sot  IKMT ka përdorur lëndë eksplozive duke krijuar shpërthim  të kontrolluar.