Basha: Rama ti përgjigjet ftesës time, Byroja e Hetimit nesër të futet në rend dite
Pas sinjaleve të qarta publike të Lëvizjes Socialiste për Integrim se është pro ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Lulzim Basha, e sfidoi sërish Kryeministrin, kur tha se demokratët do ti kërkojnë parlamentit të enjten që ligji të shqyrtohet me proçedurë të përshpejtuar. Në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Basha kërkoi sërish konsensus për reformën në drejtësi, duke theksuar se përgjegjësinë për mosmiratimin e saj do ta mbajë kryeministri Rama. Partia Demokratike do të kërkojë të enjten në Kuvend që ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit të miratohet me proçedurë të përshpejtuar.Në mbledhjen e grupit parlamentar, Basha tha se për ngritjen e institucionit hetimor nën varësisnë e Prokurorisë së Përgjithshme, është rënë dakord nga gjithë forcat politike, por Kryeministri Rama, sipas tij po heziton.Basha: Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të futet në rendin e ditës ditën e enjte. Se këtë punën e spërdredhjes e kanë marrë nga shefi i tyre dhe tani spërdredhen dhe Ministrat. Nuk ka mbetur gjë tjetër për tu rakorduar, gjithçka është rakorduar.Kryetari i opozitës kërkoi gjithashtu nga kryeministri Edi Rama, që të ulen sëbashku për të përfunduar reformën në drejtësi.Basha: Nuk të beson më askush as ty dhe as kasnecët e tu kur bredh lart e poshtë në Perëndim duke thënë që opozita nuk e do reformën, Ilir Meta nuk e do reformën. Opozita e do reformën ndaj ti lëmë llafet, të ulemi dhe tu japim shqiptarëve një drejtësi të reformuar, përndryshe barra e përgjegjësisë për këtë dështim është qartësisht e Edi Ramës dhe e kupolës së tij.Teksa tha se opozita e ka prioritet të punës së saj këtë reformë, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin si personin e vetëm që i trembet drejtësisë, për shkak të aferave korruptive ku është zhytur Qeveria.Basha: Askush nuk ka më shumë nevojë sot për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar sesa Edi Rama dhe kupola e sejmenevë të tij që i kanë futur duart vetëm vitin e kaluar në 1.1 miliard euro tendera, konçesione, prokurime.Krimi dhe korrupsioni, tha kryeari i opozitës Lulzim Basha, po mbizotërojnë në vend.Ai u ndal tek sistemi shëndetësor, ku i kërkoi Prokurorisë hetime të pandikuara për konçesionet e firmosura nga Ministri, Ilir Beqaj.Shëndetësia udhëheq rënien e besimit Basha: Shëndetësia është pasqyra autentike e Ramës ku tregohen veset më të kqija. Të tillë e bënë shëndetësinë dyshja Rama-Beqaj. Është ë vështirë të gjesh sot një mjek që të mos ndihet keq kur sheh se shëndetësia është e sëmura e madhe. Shëndetësia udhëheq rënien e besimit të qytetarit te kjo qeveri.Prokuroria të nisë hetimet për denoncimetBasha: I kërkojmë Prokurorisë të nisë hetimët për koncesionet, aferat në shëndetësi, energjitikë, rend, të denoncuara nga KLSH. Denoncimet e KLSH janë aty, denoncimet e opozitës janë aty dhe do të jenë aty. Ne nuk tërhiqeim as nga beteja politke as nga beteja ligjore.