Shoferi i dehur tenton të korruptojë policin, avokati e kërcënon me kallzim penal

Një ditë pas prezantimit të projektit “kamera në turpin e çdo uniforme”, policia e shtetit ka shpërndarë pamjet video të arrestimit të një drejtuesi automjeti në Tiranë, si dhe momentin e heqjes së patentës ndaj një shtetasi tjetër.Video e pare  Siç e shohim dhe nga pamjet, ndalimi i këtij shtetasi të cilit policia po i kërkon të bëjë testin e alkoolit dhe kur drejtuesi i automjetit tenton ta korruptojë punonjësin e policisë. Akti është filmuar nga kamerat e vendosura në uniformën e punonjësve të policisë, ndërkohë që drejtuesi i automjetit nuk e dinte një fakt të tillë.

Video e dyte

Ndërsa rasti tjetër është momenti i heqjes së patentës një avokati për shkelje të rregullave për shpejtësinë. Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar e ndaluar 26 persona për vepra të ndryshme penale. avokati kallzim penal   /Oranews.tv/