Orët e fundit të Anduenit, zjarri në apartament se ishte dëmtuar tubi lidhës i bombolës

Andueni u përcoll sot për në banesën e fundit. Nuk mundi t’u shpëtonte flakëve që përfshinë apartamentin mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së Re në Tiranë.Në katin e shtatë, ballkoni i apartamentit ishte përshtatur si kuzhinë.Gazetarja e Ora News Manjola Hasa e cila shkoi sot në vendngjarje  tregon momentet e fundit të jetës së të voglit. I vogli ndodhej në ballkon ndërsa mamaja e tij ka qenë duke larë foshnjen 8 muajshe në banjo. Në një moment është dëgjuar shpërthimi. Një komshi ka nxituar për të nxjerrë jashtë nënën dhe foshnjen 8 muajshme por nuk ka qenë e mundur të nxirrnin jashtë Anduenin 4 vjeç.“Në flakë ishte e gjithë banesa kur erdha. Gruaja ka qenë duke larë vajzën e vogël. Bashkëshorti ka qenë në dyqan. Erdhi deri këtu zjarrfikësi por thoshte se nuk hynte dot, më pas një komshi i mori maskën dhe hyri brenda” tregon për Ora News një mik i familjes i cili po atë mëngjes kishte luajtur me të voglin Anduen.Nga orenditë në apartament nuk ka ngelur asgjë. Çdo gjë është djegur. Disa copëza fotosh, janë të vetmet që i kanë shpëtuar flakëve. Janë dëshmi e jetës mes katër mureve.Prindërit të traumatizuarTë afërmit e familjes Nezha thonë se bashkëshortët janë ende të traumatizuar, Të afërmit po kujdesen për ta dhe sot duhet ti japin lamtumirën e fundit djalit të mitur.Ishte dëmtuar tubi lidhës i bombolësDrejtori në Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial shpjegon se shërthimi në Unazën e Re ka ardhur si pasojë e dëmtimit të tubit lidhës të bombolës, i cili mendohet se ka ndodhur nga një shkëndijë elektrike. Arian Goshi: Në atë banesë kanë qenë tre bombola dhe në njërën prej tyre tubi lidhës deri në vendin ku ishte instaluar për gatim ishte djegur dhe aty kishte pasur rrjedhje gazi. Pallatet nuk kanë asnjë infrastrukturë për mbrojtjen nga zjarriNgjarja e së martës nxjerr në pah një problematikë të vjetër dhe të pazgjidhur, atë të mungesës së infrastrukturës së mbrojtjes ndaj zjarrit në pallate dhe banesa. Në zonën e Unazës së Re kjo çështje bëhet edhe më e prekshme, pasi ndërtimet e reja nuk e ofrojnë këtë kriter. Shumica të pahipotekuara për shkak të problemeve gjatë ndërtimit.Mbrëmë dërhyrja e zjarrfikësve është bërë bërë nga shkallët normale pasi mungojnë shkallët e emergjencës. Në asnjë kat nuk ka asnjë fikëse zjarri.[caption id="attachment_668900" align="alignnone" width="640"]anduen nezhaa Ne foto: Fotografite e mbetura te familjes Nezha ne banesen e djegur dhe femija, Anduen Nezha, qe humbi jeten[/caption][caption id="attachment_668877" align="alignnone" width="640"]banesa e djegur e familjes nezha Ne foto: Brenda baneses se djegur se familjes Nezha, 3 shkurt 2016[/caption][caption id="attachment_668876" align="alignnone" width="640"]banesa e djegur e familjes nezha2 Ne foto: Brenda baneses se djegur se familjes Nezha, 3 shkurt 2016[/caption][caption id="attachment_668875" align="alignnone" width="640"]banesa e djegur e familjes nezha3 Ne foto: Vaska ku gruaja po lante foshnjen ne momentin kur banesa u perfshi nga flaket[/caption][caption id="attachment_668874" align="alignnone" width="640"]banesa e djegur e familjes nezha4 Ne foto: Brenda baneses se djegur se familjes Nezha, 3 shkurt 2016[/caption][caption id="attachment_668897" align="alignnone" width="640"]bombola e gazit Ne foto: Bombula e gazit qe shkaktoi tragjedine ne familje[/caption][caption id="attachment_668873" align="alignnone" width="640"]familja nezha Ne foto: Fotografia e ciftit Nezha dhe djali i tyre Anduen Nezha[/caption][caption id="attachment_668872" align="alignnone" width="640"]familja nezha2 Ne foto: Fotografite e mbetura te familjes Nezha ne banesen e djegur[/caption][caption id="attachment_668869" align="alignnone" width="640"]anduen nezha Ne foto: Djali, Anduen Nezha, dhe vendi ku humbi jeten[/caption]/Oranews.tv/