Llalla: Disa grupe kriminale në Durrës po tentojnë hapur të sfidojnë shtetin
Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se vrasjet e ndodhura në janar në Durrës janë rjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronësNë analizën vjetore të prokurorisë së Durrësit, Llalla tha se janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.Llalla kërkoi zbulimin e motiveve të vrasjeve dhe përplasjeve të tjera me pasoja të rënda dhe impenjim për evidentimin e interesave pasurore të personave të dyshuar si anëtarë të këtyre grupeveAdriatik Llalla: “Dua të ndalem kryesisht në disa ngjarje të rënda të ndodhura kohët e fundit në Durrës. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se vrasjet e ndodhura në qendër të qytetit janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës. Janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.Do të kërkoj, në radhë të parë nga Prokuroria e Durrësit, por më tej edhe nga gjithë prokuroritë e tjera si dhe Prokuroria për Krime të Rënda, që të bashkërendojnë veprimet e tyre me Policinë e Shtetit dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të identifikuar plotësisht autorët e këtyre veprave penale.Gjithashtu, duhen të zbulohen motivet e vrasjeve dhe përplasjeve të tjera me pasoja të rënda. Në këtë kuadër, kërkohet prej jush një impenjim më i madh në evidentimin e interesave pasurore të personave të dyshuar si anëtarë të këtyre grupeve kriminale.Prokuroria e Përgjithshme e kupton më së miri se kjo është një sfidë e vështirë, pasi grupet kriminale kanë aftësinë që të bashkëpunojnë me zyrtarë publikë dhe hetimet jo gjithnjë ecin me ritmin e duhur. Gjithësesi, është shumë e rëndësishme që të forcohet bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit, si edhe të shfrytëzohet plotësisht informacioni i partnerëve ndërkombëtarë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të forcojmë sigurinë në vendin tonë. Vrasjet e janarit ne DurresMë 7 janar u gjet i vrarë Gazmend Çollaku i cili ishte rrëmbyer një natë më parë në qytetin e Durrësit. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se mjeti audi i përdorur për rrëmbimin e Gazmend Çollakut është i njëjti me atë që u përdor për ekzekutimin e dy të rinjve Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, në hyrje të durrësit me 20 dhjetor 2015.Për këtë krim u arrestua Denis Shtraza i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës është prangosur mbrëmë si personi i cili dyshohet se është një nga autorët e rrëmbimit dhe më pas të vrasjes së Gazment Çollakut. Ndërkohë është shpallur në kërkim një ish shef krimesh në Tiranë. Po kështu u shpall në kërkim Ervin Dalipaj I cili ka qenë me profesion Ish-Oficer Policie në funksione të ndryshme në Policinë e Elbasanit dhe Tiranës, në SHKB, dhe vitet e fundit Shef Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë me gradën Komisar.Numer i ulet i referimeve per krime financiare ne dogana e tatimeLlalla kërkoi të nisen hetime kryesisht për çdo rast të dyshuar kontrabande ose korrupsioni por dhe impenjim më i madh në hetimet për ndarjen e tokave në zonën bregdetare.Adriatik Llalla: "Duke u rikthyer tek dinamika e punës, nga raportimet periodike, konstatohet se ka një numër të ulët të referimeve për krimin financiar nga doganat dhe tatimet. Nuk jemi këtu për të analizuar punën e institucioneve të tjera, por për të shqyrtuar mundësitë tona. Prokuroria i ka kapacitetet të nisë kryesisht hetime për çdo rast të dyshuar kontrabande ose korrupsioni. Nëse Prokuroria do të jetë shtojë numrin e hetimeve proaktive, kam bindjen se edhe institucionet e tjera do të forcojnë aktivitetin e tyre në zbulimin e krimeve financiare.Prokuroritë e Durrësit, Kavjës dhe Elbasanit kanë detyrimin kryesor për të forcuar rolin e tyre në drejtim të hetimeve financiare, sidomos në hetimin e pastrimit të produkteve të veprës penale. Pasi në këtë mënyrë mund të goditen fijet që i lidhin me krimin e organizuar.Po ashtu, nga Prokuroria e Durrësit dhe Kavajës kërkohet një impenjim më i madh në hetimet për ndarjen e tokave në zonën bregdetare.Dhe së fundmi, është shumë e nevojshme të rritet bashkëpunimi ndërmjet prokurorive të rretheve gjyqësore dhe Prokurorisë së Apelit." /Oranews.tv/