Investimet në hekurudha, Haxhinasto takim me Dhomën e Tregtisë turke dhe maqedonase
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim anëtarë të dhomës së Tregtisë Turke e Maqedonase.Përfaqësuesit e dhomës Turke dhe Maqedonase të Tregtisë, shfaqën interes për të investuar në sektorët e transportit hekurudhor, transportin rrugor dhe atë ajror. Haxhinasto paraqiti format e bashkëpunimit dhe angazhimit në infrastrukturë, duke theksuar se bizneset nga këto dy vende kanë mundësi konkrete të bëjnë biznes në Shqipëri.Interes të veçantë nga kompanitë, u shfaq për transportin hekurudhor. Ministri Haxhinasto tha se në projektet e ministrisë është rivitalizimi i këtij transporti, me dy linja të rëndësishme si Durrës-Përrenjas dhe Tiranë-Rinas-Durrës. Një mundësi e mirë për investorët maqedonas, për ministrin Haxhinasto është projekti për parkun logjistik në Përrenjas.