Albtelecom tenton të “joshë” klientët me oferta
Pas denoncimit të Channel One, kompania Albtelecom është tërhequr nga tarifa fikse mujore prej 700 lekësh në muaj. Kjo kompani ka publikuar një spot duke tentuar te joshë klientët familjarë që përdorin telefoninë fikse si mjet komunikimi. Megjithatë asnjë përpjekje nuk është bërë ende për uljen e kësaj tarife.Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të Channel One, për rritje e njëanëshme të tarifës së telefonisë fikse të Albtelecom, vjen redhe reagimi i kësaj të fundit. Me anë të një spoti publicitar, kjo kompani ka ofruar një paketë më të leverdishme për konsumatorët familjarë.Pavarësisht ofertës së leveridsshme, Albtelecom nuk bëri përpjekje për të ulur tarifën prej 700 lekësh, pasi një pjesë e mirë e konsumatorëve shprehen se kjo është një tarifë tepër e lartë për buxhetin e tyre. Mbi 90 mijë abonentë janë larguar brenda 4 viteve për shkak të kësaj tarife mujore.Tarifa prej 700 lekësh në muaj për telefoninë fikse rezultonte të ishte më e larta në rajon. Tetë shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit rëndojnë mbi kompaninë Albtelecom, për këtë rritje të njëanëshme të tarifës nga 500 në 700 lekë në 2014, jo vetëm pa njoftuar klientët e saj, por edhe duke I dëmtuar ata në mënyrë të drejtpërdrejtë.Konsumatorët janë bombarduar shpesh herë nga publiciteti i kompanisë për paketa favorizuese, por që në fakt shërbimi nuk ishte i njëjtë me atë të reklamës.Channel One do të monitorojë në vijim nëse kjo ofertë e prezantuar nga Albtelecom për abonentët familjarë është vetëm një spot publicitar apo ofrohet realisht nga kompania në fjalë.