Rrahu nxënësin në klasë, pushohet nga puna mësuesi i Bio-Kimisë, Durrës

Drejtoria Arsimore e Durrësit ka pushuar nga puna një mësues të Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare "Hasan Koçi" në Shkozet. Pas denoncimit të rastit të dhunës u mblodh komisioni i disiplinës që propozoi pushimin nga puna të mësuesit.Durrës-Pushohet nga puna mësuesi i Bio-Kimisë në shkollës 9-vjecare, "Hasan Koci" ne Shkozet të Durrësit, pas postimit në rrjetet sociale të një video ku shfaqet duke dhunuar një nxënës.Hëna Golemi: Jam vënë në dijeni nga fëmijët, ata kanë ardhur në drejtorinë e shkollës dhe më kanë bërë me dije rastin që ka ndodhur. Mësuesi është pezulluar nga mësimi dhe është mbledhur Komisioni i Disiplinës. Vendos zgjidhje të menjëhershme të  kontratës së punës së profesor Flamur Pajo për shkak të dhunës së ushtruar ndaj nxënësit të klasës së 7-të C.Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që drejtoresha e shkollës Hëna Golemi tha se pas njohjes së rastit, u mblodh komisioni i disiplinës që i propozoi Drejtorisë Arsimore shkarkimin nga puna të mësuesit.Vetë nxënësi i dhunuar me iniciale A.H 13 vjec, shpjegon incidentin në orën e mësimit.Nxënësi i dhunuar: Në orën e mësimit një djalë tha diçka dhe profesori ma ngeci mua. Unë i thashë: Profesor nuk e thashë unë. Profesori më përndrydhi dorën dhe filloi të më godiste shumë. Më goditi gjithato minuta pastaj mbylli derin dhe nxori nxënësit jashtë dhe po më ndiqte nëpër klasëKy është rasti i parë i dhunës në këtë shkollë, cka solli vendimin ekstrem të komisioni i disiplinës që fenomeni të mos përsëritet më.