Prurjet e Osumit, pas vërshimit të lumit mbeturina inerte në dy brigjet
Prurjet e mëdha të lumit Osum në Berat, kanë lënë pas në të dy brigjet e tij mbeturina dhe inerte. Osumi që kalon mes qytetit, ngjason më shumë me një shesh mbetjesh urbane sesa një rrjedhë uji. Ndërkohë që përveç pamjes, qytetarët ankohen për erën kutërbuese nga mbetjet.Prurjet e mëdha të lumit Osum në ditët e para të vitit 2016, si rezultat i reshjeve intensive kanë lënë nga pas ndotje dhe plehra pafund.Osumi që kalon mes qytetit, ngjason më shumë me një shesh mbetjesh urbane se sa një rrjedhe uji.Veç pamjes, për qytetarët shqetësuese është dhe era e keqe që ndihen në zonën përreth, ndërkohë që flora dhe fauna rrezikojnë të shfarosen.Qytetari: Ka një fat që e kemi këtë lumë, po lumin e ndotim ne. Këto nuk i hedh dikush nga një rreth tjetër. Kultura e dobët e njerëzve që e ndotin lumin e Beratit.Qytetari: Më mizere nuk ka se ku të vejë më, era posaqi vjen. Ça të flasësh më për lumin e Beratit, shikoni si është me mbeturina të tëra.Jashtë kamerave, përfaqësues të Bashkisë së Beratit thonë se nuk kanë fonde për pastrimin e brigjeve të lumit.