5 vjet “Tonight Ilva Tare”, ceremoni festive me politikanë dhe përfaqësues të medias
Emisioni “Tonight Ilva Tare”, emisioni politik i moderuar nga gazetarja e mirënjohur Ilva Tare festoi 5 vjetorin e lindjes së tij.Emisioni politike i cili transmetohet në RTV Ora News e ka hapur siparin e tij në 28 janar të vitit 2011, fill pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit dhe i ftuari premierë i emisionit ishte kryetari i opozitës në atë kohë dhe kryeministri aktual Edi Rama.“Tonight Ilva Tare”, numëron pas 5 vitesh 700 emisione të zhvilluar me mbi 2500 të ftuar që kanë diskutuar çështje të rëndësishme politike në vend, por jo vetëm.Emisioni është shquar edhe për personalitete botërore të ftuar si gazetari i famshëm David Frost dhe krahu i djathtë i ish-kryeministrit Tony Blair Alastair Campbell. Të pranishëm në këtë festë ishin Kryeministri i Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit, ambasadorë të vendeve të ndryshme dhe miq të programit televiziv, një ndër më të mirët në treg.Ja disa nga opinionet që dhanë për emisionin të ftuarit e mbrëmjes në fjalë:Ilva Tare: Të nderuar zonja dhe zotërinj mirmbrëma, faleminderit, jam e nderuar që jeni këtu. U menduam gjatë së bashku me presidentin e Radio Televizionit Ora Neës nëse do të bënim një pritje me rastin e 5 vjetorit të emisionit. Dhe jo pa hezitim vendosëm, ta organizonim, t`iu ftonim dhe t`iu falenderonim për kontributin tuaj në këtë emision. Prania juaj sonte është kontribut por edhe besim për mua por besoj edhe për koleget dhe kolegët e tjerë, që ashtu si unë, e shohin gazetarinë si një karrierë të pa kompromentuar në aspektin profesional. 25 vite pas rënies së komunizmit jemi me fat, të paktën ky brezi ynë i medias, se nuk kemi më partinë që na e dikton përmbajtjen televizive. Megjithatë simptomat e mentalitetit që rreket të kontrollojë fjalën e lirë janë ende të forta, madje nuk është një aktor, janë disa prej tyre. Në këto dekada kemi parë se si politika është miqësuar dhe është armiqësuar me median me gazetarë të veçantë, me sipërmarrësit kemi qënë dhe dëshmitar të humoreve të ndryshuara por edhe mardhëniesh të acaruara. Po sigurisht që të gjitha këto ma kanë vështirësuar punën por jo misionin, të cilin kam në raport me qytetarët e këtij vëndi. Kam punuar në disa media por ishte presidenti i Radio Televizionit Ora Neës zoti Ylli Ndroqi që ma ofroi mbështetjen, më hapi ekranin pas një shkëputjeje 4 vjeçare dhe një masteri në Londer, dhe në fakt më mbështeti edhe në ditë të vështira dhe në kohëra e në humor jo të mirë me disa aktorë të politikës. Ndaj dua ta falenderoj, sepse më lejoi që ta vazhdoj rrugëtimin tim në media që prej 1996 të nisur me publikun Shqiptar asokohe në Televizionin Publik Shqiptar. Si çdo arritje" Tonight-in" që të mos harrohet sepse është pjesë e rëndësishme, nuk e kam bërë vetëm. Dua të falenderoj bashkëpuntorët e mi, stafin e gazetarëve, teknikët të cilët kanë përqindjen e tyre të konsiderueshme të suksesit. Është bukur të marrësh këshilla nga një veteran i gazetarisë si David Frost i cili më tha pak muaj pasi të ndahej nga jeta, më dha një këshillë shumë të vlefshme "mos prano kurrë jo-në si përgjigje, dhe ktheje këmbënguljen në mënyrë jetese" dhe në fakt me këtë këmbëngulje ja kam dalë, edhe kur në vënd të përgjigjeve mbaj heshtje, edhe kur nuk kam përgjigje fare, sepse në fund të fundit, dua të jem aty për publikun për qytetarët Shqipëtarë. Ju faleminderit shumë.Florian Raunig: E dashur Ilva, të dashur miq. Ftesa që mora për të thënë dy fjalë në rastin e 5 vjetorit të emisionit "Tonight Ilva Tare" mund të jetë nji nga ato efektet anësore të një fenomeni që mesa duket është unik për Ballkanin. Mardhënia e afërt mes medias dhe diplomatëve. Nga buron kjo mardhënie? Ku mund ti ketë rrënjët? Unë mendoj se kjo ka të bëjë para të gjithash me mënyrën se si ballkanasit dhe veçanërisht Shqiptarët, i mirëpresin të huajt. Këtu ekziston një kulturë unike mirëpritjeje ndaj të huajve. Një perzierje e respektit, korrektesës, miqësisë dhe kureshtjes do të thosha. Kjo kureshtje mëndjehapur përqëndrohet më pas jo vetëm tek i huaji por më tej akoma tek përshtypjet e tij-saj rreth vëndit dhe vëndasve. Përveç kësaj, njerzit janë shpesh shumë kureshtarë të dijnë se si e sheh i huaji zhvillimin e tanishëm apo afatgjatë të vëndit në përgjithësi, apo se çfarë parashikon ai-ajo për të ardhmen. Unë vetë kam dashur gjithmonë të mësoj se nga vjen kureshtja. Një nga shpjegimet bindëse që më është dhënë është, që kjo kureshtje ka 3 pjesë: E para është kureshtja e natyrshme, njerëzit nga natyra janë shumë kureshtarë. E dyta është, prirja për të kërkuar një arbitër në situata mosvarrveshjeje. Kurse e treta është specifike për Shqipërinë, izolimi i gjatë nga bota gjatë periudhës së diktaturës. E megjithatë kjo duket sikur nuk mjafton për të shpjeguar në thellesi këtë fenomen. Një moment më duket sikur forca shtytëse qëndron edhe tek ambicia e paduruar dhe e zjarrtë e Shqiptarëve për të krijuar një të ardhme më të mirë. Media ka vërtetë përgjegjësinë e formimit të së tashmes, dhe të së ardhmes së vëndit. Mënyra si një kureshtje në thelb e shëndetshme dhe e gjallë, shëndërrohet dhe përmbushet në informacion dhe debat publik luan një rol vendimtar. Emisioni "Tonight Ilva Tare" ka rolin e vet për të luajtur në këtë proçes. Ilva ka nuhatje të mirë për temat e duhura dhe e bën punën me profesionalizën të spikatur e plot energji. Të ftuarit në programin e saj ndeshen me një ndërthurje çarmatosese, paanësie dhe këmbënguljeje, shpejtësie dhe sharmi. Ilva të uroj ty dhe programit tënd gjithë të mirat edhe për 5 vitet e ardhshme. Faleminderit.Ylli Ndroqi: I nderuar kryetar i kuvëndit zoti Ilir Meta, i nderuar kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama, i nderuar ish President i Republikës zoti Alfred Moisiu, të nderuar zonja dhe zotërinj, ministra, deputetë të kuvendit të Shqipërisë, i nderuar kryetar i Bashkisë së Tiranës zoti Veliaj. Sot festojmë 5 vite të njërit prej emisioneve politike më të ndjekura në mediat shqiptare. Në vitin 2009 kur takova Ilva Taren për herë të parë, kisha parasysh atë gazetaren që rrotullonte karrigen kur mbaronte lajmet. Që studionte në Londer dhe që u bashkuam në skuadrën e Radio Televizionit Ora Neës për zgjedhjet 2009. Sot e shikoj me kënaqësi, jo vetëm si drejtuese e një prej emisioneve më të rëndësishme në vënd "Tonight" por edhe si drejtoreshë e informacionit të Radio Televizionit Ora Neës. 5 vite më parë në 28 janar në një situatë shumë delikate për vendin, vendosëm t'ja besojmë Ilvës emisionin "Tonight" të televizionit, i bindur se "Tonight" do të vlerësohet nga publiku dhe kështu ndodhi. Unë kam patur kënaqësinë të mbështes këtë emision në ditë të lehta dhe të vështira. Jam krenar sot që si "Tonight" ashtu si dhe të gjithë emisionet në Ora Neës, grupi mediatik "Yldon" i shërben publikut me profesionalizëm dhe gjithmonë do jetë pranë tij."Ylli Rakipi: Sigurisht është një nga emisionet e rëndësishme në tregun Shqiptar mediatik. Ilva është një gazetare me kurajo, me një eksperiencë 20 vjeçare. Nuk është se janë të shumta rastet ku në tregun Shqiptar, gazetarët kanë një vijimësi 20 vjeçare. Domethënë është një eksperiencë mjaft e mirë për të patur një produkt të mirë, dhe një rezultat të mirë. Unë dua ta nënvizoj që në këto 5 vjet, sigurisht që unë kam qënë edhe shpesh i ftuar, pjesmarrës në këtë emision e ndjej vetën në fakt si pjesmarrës i këtij emisioni që 5vite. Dhe dua të them që Ilva është një gazetare që nuk ka asnjë kompromis me të ftuarit, nuk ka bërë asnje kompromis në dëm të emisionit të vet dhe kjo ka patur rezultatet e veta. Është nga të paktë gazetarë që ne kemi, që japin gjithçka për emisionin dhe përpiqen me të gjitha mënyrat. Në këtë pervjetor sigurisht që është i rëndësishëm, 5 vjet një emision në Shqipëri nuk është pak. Unë dua ta uroj atë sinqerisht, dhe ti uroj ditë edhe më të mira dhe suksese në të ardhmen.Koço Kokëdhima: Kam qënë 3 herë te emisioni i Ilves, edhe të 3 herët kam dalë shumë i kënaqur. Dua që me këtë rast të formuloj urimet më të shkëlqyera për Ilven si gazetare edhe si profesioniste. Dua gjithashtu të theksoj faktin se kam shumë respekt dhe vlerësim si për Ilven dhe për familjen e saj.Mirela Kumbaro: Që nga momenti që unë nuk e refuzoj asnjëherë ftese e Ilves, do të thotë që është një emision ku edhe kur e fton personalisht personazhin, ndjehesh në debat të lidh me publikun, të lidh me kritiken dhe të jep mundësinë sidomos të shprehesh duke qënë edhe vetë autokritike. Unë dua ta falenderoj Ilven sepse jo vetëm është profesioniste, por është gazetare femër, profesioniste shumë e zonja.Ilir Meta: Emisioni është mjaft simpatik dhe natyrisht jo shumë i lehtë për ato që janë të ftuar, simpatik për ata që e ndjekin. Dhe natyrisht meritat këtu i shkojnë gazetares së njohur dhe mjaft këmbëngulese siç e pranoj edhe vetë, Ilva Tares. Po natyrisht që këto merita duhen ndarë edhe me presidentin Ndroqi, për ate liri, hapsirë dhe kujdes që tregon edhe për këtë emision.Erion Veliaj: Hotel me 5 yje, Ora News me 5 yje, Ilva me 5 yje, 5 vjet vlerësim maksimal. Jam shumë i lumtur që ka një hapsirë dinjitoze të gazetarisë, ku nuk shpifet, nuk sajohet por thuhet e vërteta sado e dhimbshme është ajo, dhe Ilva e qan këtë punë. Blendi Fevziu: Është një emision, nga emisionet e rëndësishëm, që luajnë një lloj peshe në atë që quhet tregu i mediave, talk shoë ose po e quajmë emisioneve politike. Dhe pa dyshim kohëzgjatja tregon edhe cilësinë e emisionit.Elgio Romanazzi: Unë kam qënë president i televizionit Telenorba Shqiptare, tek i cili Ilva filloi të punonte si gazetare. E kam parë të rritej profesionalisht, dhe i bëj komplimentet e mia aftësisë dhe profesionalizmit të saj. Përpara se të punonte te Telenorba, Ilva punonte në një radio shumë të vogel. Kur e takova ishte 20 vjeç por e kuptova mënjeherë që e kishte vullnetin dhe inteligjencën e duhur për të punuar dhe për tu afirmuar, dhe prandaj mënjeherë e vura drejtore të Telenorbës dhe për 8-10 vite punoi si drejtore. Kam ardhur enkas për ta uruar dhe për ta përshendetur.Fabian Zhilla: Është emision për mendimin tim nga më të paanëshmit. I cili së pari, ka qënë një katalizator edhe për fytyrat e reja dhe jo thjesht për xhaketat e vjetra të analizës. Mbase kritika e vetme ëshë, pozicionimi i tavolines dhe karrigeve, kjo do të ishte kritika e vetme e imja, (qesh)"Jorida Tabaku: Jam ndjerë shumë komode, debate ka qënë konstruktiv i moderuar, pa ofendime, besoj që është një platform ku unë mund të kthehem përsëri me shumë kënaqësi. Për emisionin ndoshta, mund të ketë pak më shumë prezencë të opozites.







