Fier, priten kabllot ajrorë, në Durrës objektet pa leje

IKMT ka nisur aksionin në Fier për prerjen e kablove ajrorë në rrugët kryesore të qytetit. Sipas kreut të IKMT lokale puna do të vazhdojë deri në pastrimin total të rrugëve  nga kablot ajrore, që në Fier të krijojnë përshtypjen e një rrjete merimange.Hadër Çako, drejtor i IKMT për Fierin: Kemi filluar operacionin për pastrimin nga kabllot e kompanive të cilat e kanë bërë shtrat merimange, të cilëve u qe lënë afati në 31, u shty, u dha kohë për ti hequr në mënyrë vullnetare dhe nuk i hoqën. Ne sot kemi filluar prerjen e tyre me mjetet e policisë ndërtimore.Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shtrirë aksionin edhe në Durrës, ku po prishen ndërtimet pa leje në rrugën dytësore që lidh Plepat me Golemin. Aktuliasht puna është fokusuar tek shembja e mureve rrethuese apo objekteve me madhësi të ndryshme pa leje të ndërtuara ngjitur me akset rrugore si dhe heqja e tabelave të bizneseve të ndryshme. Këto objekte sipas inspektorëve të IKMT-ës, bëhen pengesë për drejtuesit e automjeteve. Në aksin nacional që lidh Durrësin me Vlorën, është parashikuar shembja e rreth 300 objekteve të madhësive të ndryshme, të evidentuara pa leje, mes tyre dhe objekte disaktëshe./Oranews.tv/