Rezoluta për Kosovën, Berisha kritikon parlamentin për mungesën e përkrahjes

Diskutimi ne Asamblenë e Këshillit të Europës të një rezolute për Kosovën ka nxitur debate te forta në Kuvendin e Shqipërisë, për rolin e vendit tonë në mbështetje të Kosovës.Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se zëvendëspresidentja e Asamblesë së KiE, ka munguar ne diskutimet për ketë rezolutë, që kanë nisur 4 muaj me parë. Ai ka kritikuar Parlamentin shqiptar për mungesën e përkrahjes, por kryeparlamentari Ilir Meta ka deklaruar se autoritetet kosovare e kanë falenderuar përmes një letre per mbështetjen.Ndërkohë, opozita shqiptare thotë se ne disktumin për këtë cështje gjatë vitit të shkuar zonja Leskaj nuk ishte e pranishme në komitetin politik dhe pala serbe shfrytëzoi rastin për të paraqitur 3 amendamente që forcojnë rolin e UMNIK-ut në Kosovë.Aktualisht Asambleja e KiE po disktuon amendamentet që tentojnë të rrisin  presionin mbi Prishtinën zyrtare për të formuar sa më parë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.Mësohet se opozita shqiptare ka paraqitur tre amendamete në përkrahje të Kosovës.Berisha: Dhe delegacioni serb fshin dhe bën çtë dojë, fut amendamente si të ketë qejf se ne nuk jemi aty. E qëllimshme, e paqëllimshme... I kam të dhënat unë, kam informacione, sot në mëngjes më ka ardhur informacioni mua nga Strasburgu. 3 amendamente delegacionit serb, që të trija mirëfilltas antishqiptare dhe në mungesë të plotë të delegacionit.Meta: Para dy ditësh kam marrë falenderim të përzemërt nga kryetari i delegacionit të Kosovës, zotit Xhavit Haliti për angazhimin dhe përkushtimin e delegacionit shqiptar atje për këtë cështje.Berisha: Ato mesazhe i beson ti, se njëri tjetër nuk i beson. Ato i shkruan vali dhe i beson ti. Po mos o zotëri se je kryetari i Kuvendit, nuk je kryetari i Valit.Ruçi: Për çështjen e Kosovës disa korrespodenca me ministrin e Jashtëm të Kosovës. Disa korrespodenca me Kryetarin e Delegacionit të Këshilli të Europës dhe ka bërë amendimet përkatëse dhe po bëjnë lobingjet përkatëse atje në Këshill të Europës