Nuk ndalet rënia e bonove, interesat 1 vjeçare zbresin në 2%
Interesat e bonove të thesarit kanë pësuar një tjetër rënie brenda harkut kohor të tre javëve. Në ankandin e fundit, bonot 1 vjecare kanë zbritur në 2% nga 2.2% që ishin në fillim të janarit, ndërsa interesat e bonove me afat 3 mujor kanë arritur në 1.45%. Kjo situatë është rezultat i njëhershëm i likuiditetit të tepër që kanë bankat, por edhe uljes së ndjeshme të kërkesës për financim nga qeveria. Interesat e bonove të thesarit kanë pësuar një tjetër rënie. Në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, interesat e bonove 1 vjecare zbritën në 2% nga 2.2% që ishin në fillim të janarit, 2.5% në dhjetor dhe 2.8% në nëntor. Nga e njëjta ecuri u karakterizuan edhe bonot me afat 3 mujor, interesat e të cilave kanë zbritur në 1.45%.Interesat e bonove të thesarit, që deri pak kohë më parë ishin një ndër alternativat më të leverdisshme të investimit kanë zbritur në nivelin e inflacionit, duke mos garantuar fitim për qytetarët. E thënë ndryshe, atë që investitorët e fitojnë nga interesi, e humbasin nga zhvlerësimi i lekut. Kjo situatë është rezultat i njëhershëm I likuiditetit të tepër që kanë bankat, por edhe uljes së ndjeshme të kërkesës për financim nga qeveria, e cila tashmë i ka plotësuar nevojat e saj për borxh me eurobondin me vlerë 450 milionë euro, emetuar në tregun ndërkombëtar vitin e kaluar.INTERESAT E BONOVE TË THESARITAnkandi I fundit 2.0%Në fillim të janarit 2.2%Në dhjetor 2015 2.5%Në nëntor 2015 2.8%