Ecuria negative e eksporteve, gjatë vitit 2015, rënie vjetore me 4.9%
Eksportet e mbyllën vitin 2015 me rënie vjetore 4.9%, duke shënuar ecurinë më të dobët që prej vitit 2009. Rënia më e fortë u regjistrua në zërin e mineraleve dhe energjisë elektrike, pasojë e ecurisë së konjukturave ndërkombëtare. Ndërkohë rritje shënuan tekstilet dhe këpucët, duke i shndërruar fasonët në shtyllën kryesore që po mbështet eksportet shqiptareEksportët kanë shënuar një tjetër tkurrje në dhjetor, duke e mbyllur 2015-ën me me një rënie prej 4.9 për qind. Në total, gjatë vitit që lamë pas, eksportet arritën vlerën e 243 miliardë lekëve, duke shënuar edhe ecurinë më të dobët që prej vitit 2009.Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se rënia më e madhe e eksporteve është shënuar në zërin e mineraleve dhe energjisë elektrike, me 25%. Kjo si pasojë e konjukturave aspak të favorshme në tregjet ndërkombëtare, ku ka pasur rënie të cmimit të naftës dhe mineraleve.Grupi që ka mbajtur peshën kryesore në eksporte janë tekstilet dhe këpucët, duke qënë edhe 37% të totalit të eksporteve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT-it, eksportet e këtyre produkteve arritën gjatë vitit 2015 në 90 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 5% dhe duke u bërë grupi më i madh i eksportuar në vend.Ndonëse ky grup e ka marrë veten në gjysmën e dytë të vitit, pas rënies në muajt e parë të vitit, sërish ai mbetet larg rritjeve dyshifrore që u panë vitin e kaluar. Eksportet janë një ndrë shtyllat kryesore që mbajnë në këmbë ekonominë. Ngadalësimi I tyre dëshmon për vështirësi të biznesit dhe rënie t prodhimit vendas./Oranews.tv/