Berat, pas vërshimit të lumit Osum, mbeturina inerte
Prurjet e mëdha të lumit Osum në Berat, lanë pas në të dy brigjet e tij mbeturina inerte. Osumi që kalon mes qytetit, ngjason më shumë me një shesh mbetjesh urbane se sa një rrjedhë uji, ndërkohë që përveç pamjes, qytetarët ankohen për erën kutërbuese nga mbetjet.Prurjet e mëdha të lumit Osum në ditët e para të vitit 2016, si rezultat i reshjeve intensive kanë lënë nga pas ndotje dhe plehra pa fund.Osumi që kalon mes qytetit, ngjason më shumë me një shesh mbetjesh urbane se sa një rrjedhë uji.Veç pamjes, për qytetarët, shqetësuese është dhe era e keqe që ndihen në zonën përreth, ndërkohë që flora dhe fauna rrezikojnë të shfarosen.Banor: “Ka një fat që kemi këtë lumë por lumin e ndotim ne. Këtu nuk vjen dikush nga një rreth tjetër. Kultura e dobët e njerëzve që e ndotin ujin e Beratit.”Banor: “Më mizerje ska ku të shkojë. Çfarë të flasësh më, ai duket. Shikojeni si është me mbeturina, me të gjitha.”Banore: “Ne të gjitha detyrimet i paguajmë. Dritat edhe në ’97 i kemi paguar. Pse të mos kontribojnë dhe ata? Edhe në të shohim 5 ditë rehat.”Banore: “Ndotja shumë e keqe.Uji këtej duhet të kthehet se këtej i ka kanalet e ujrave të zeza.”Jashtë kamerave, përfaqësues të Bashkisë së Beratit thonë se nuk kanë fonde për pastrimin e brigjeve të lumit./Oranews.tv/