Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë kalon dy rezoluta për Kosovën dhe Serbinë

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Europian ka kaluar sot një rezolutë për Kosovën, ku është përshëndetur ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Megjithatë, rezoluta nënvizon se vendi ka ende një sërë problemesh madhore mes të cilave pavarësia e medias dhe e gjyqësorit, korrupsioni, krimi i organizuar si dhe prapambetja në implementimin e një sërë reformave, përfshirë atë të themelimit të Asoacioneve në komunat me shumicë popullsi serbe. Gjithashtu, përfaqësuesit kritikuan dhunën e cila ka qënë e pranishme brenda dhe jashtë kuvendit.Në fjalën e saj, raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek, deklaroi se ratifikimi i MSA është hap i sigurt drejt BE-së. Ajo i bëri thirrje pesë vendeve anëtare të unionit që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që t'i japin fund bllokadës së tyre.Sipas saj, një gjë e tillë do të ndihmonte në vendosjen e stabilitetit në Ballkan si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin. Rezoluta kaloi me 37 vota pro, 12 kundër dhe 9 absetenime. Megjithatë, miratimi përfundimtar do të varet nga votimi i Parlamentit më datë 4 shkurt në Strasburg.Ndërkohë, komiteti i marrëdhënieve me jashtë miratoi edhe një rezolutë për Serbinë, ku u përshëndet celja e negociatave për anëtarsimin e vendit në BE. Përfaqësuesit bënë thirrje që Beogradi të vijojë luftën kundër korrupsionit, të sigurojë pavarësinë e medias nga politika. Rezoluta për Serbinë kaloi me 50 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenime.