Italia ofron mbështetje në rast se Shqipëria përballet me fluks emigrantësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2016, 18:28
Italia do të ndihmojë Shqipërinë, në rast se vendi ynë do të përballet me një fluks të emigrantëve.Kjo është diskutuar në një takim të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së shtetit mes Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako dhe Prefektit Giovanni Pinto, Drejtor i Përgjithshëm për emigracionin dhe Kufirin pranë Ministrisë së Brendshme Italiane.Delegacioni Italian siguroi palën shqiptare se në një rast fluksi të emigrantëve do kontribuojnë në lidhje me pritjen e tyre, kanalizim të informacionit dhe shkëmbim te tij në kohë reale .Më heret delegacioni Italian pati edhe nje takim me Ministrin e Brendshem Sajmir Tahiri./Oranews.tv/