Universiteti "Metropolitan" organizon kurs vlerësimi dhe investimi në pasuritë e paluajtshme

Universiteti Metropolitan i Tiranës ofron një mundësi të re mësimi në vlerësimin e pasurive të paluajtshme falë kursit që do të organizojë nën kujdesin e veçantë të personaliteteve të njohura në nivel ndërkombëtar të vlerësuesve në pasuritë e paluajtshme si David Allen dhe John Verpeleti:Universiteti Metropolitan Tirana organizoi simpoziumin mbi kursin e vlerësimit dhe investimit në pasuritë e paluajtshme.Për presidentin e Universitetit Metropolitan Arjan Çukaj kursi parauniverisar është i ndërtuar mbi përvojën më të mirë të vendit dhe të huaj duke ofruar kështu edhe mundësi potenciale punësimi.Drejtues të kursit të organizuar nga Universiteti Metropolitan janë personalitete të njohura në nivel ndërkombëtar të vlerësuesve në pasuritë e paluajtshme si David Allen dhe John Verpeleti:David Allen: "Kursi kërkon të nxisë edukimin në këtë fushë, pra në pasuritë e paluajtshme, si edhe të nxisë investimet sepse kjo do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë."John Verpeleti: "Është shumë e rëndësishme që të arrihen standardet në komunitetin botëror të biznesit, dhe të kuptohet procesi i vlerësimit pasi tregjet europiane në vende si Shqiperia për 25 vjet pothuajse nuk e kanë njohur këtë dhe kjo është pjesë e një procesi tranzicioni për të përmirësuar mundësitë në këtë fushë të biznesit."Universiteti Metropolitan Tirana e sjell kursin pas nje pune dy vjeçare duke sjellë pikpamje të reja në fushën e pasurive të paluajtshme./Oranews.tv/