SHBA-Kore, mbyllet “Shqiponja e Vogël”
Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut kanë përfunduar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat u kryen në një moment tensioni të lartë me Korenë e Veriut.Peniani është acaruar nga stërvitja e përvitshme dymujore, e njohur si “Shqiponja e Vogël”, që nisi vetëm pak kohë pas testit të tretë të tij bërthamor në muajin shkurt.Në stërvitje u përfshinë rreth 10 mijë trupa amerikane dhe homologët e tyre koreanë, të cilët simuluan sulme në tokë, ajer dhe det, si dhe operacione speciale.Në kuadër të stërvitjes dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Peniani, SHBA fluturuan edhe dy avionë “stealth” të tipit “B-2” dhe dy “B-52” me kapacitete bërthamore, duke acaruar edhe më tej lidershipin e Koresë së Veriut.Të hënën, një gazetë koreano-veriore e cilësoi stërvitjen ushtarake si “prova sulmi” që po e çojnë situatën në Gadishullin Korean drejt një lufte bërthamore.Ndërkohë, shtatë punëtorë koreano-jugorë kanë mbetur në një zonë industriale të përbashkët në Korenë e Veriut. Probleme administrative kanë vonuar nisjen e tyre nga kompleksi Kaesong.