Qipro voton sot për paketën e ndihmës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2013, 10:07
Parlamenti në Qipro pritet të votojë sot për paketën e ndihmës.Muajin e kaluar, Qiproja ka negociuar një paketë shpëtimi prej 23 miliardë eurosh me partnerët e Eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.Marrëveshja parashikon që depozituesit me mbi 100,000 euro në bankat e Qipros të humbin një sasi parash nga kursimet e tyre.Ky ka qenë kushti kryesor që kreditorët ndërkombëtarë t’i japin Qipros kredinë prej 10 miliardë eurosh, për ta shpëtuar atë nga falimentimi.Asnjë parti e vetme nuk ka shumicën në Parlamentin qipriot, por qeveria është duke llogaritur në anëtarët e koalicionit të saj të qendrës së djathtë.