Ban Ki Moon dënon atentatin ndaj kryeministrit sirian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2013, 09:38
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, i ka cilësuar si “akte terroriste” sulmet që kanë pasur në shënjestër kryeministrin e Sirisë.Raportet kanë bërë të ditur për gjashtë njerëz të vrarë në sulmet e së hënës në qendër të Damaskut.Televizioni shtetëror i Sirisë ka thënë se kryeministri Wael al-Halki i ka shpëtuar atentatit.Agjencia SANA ka cituar Halkin të ketë thënë se sulmet “janë shenjë e dështimit të grupeve terroriste” një referencë kjo për rebelët që luftojnë për të përmbysur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.