Mbretërsha e Holandës largohet nga froni

Mbretëresha Beatrix e Holandës ka dorëzuar fronin te djali i saj, Willem-Alexander, i cili është bërë mbreti i parë i vendit në më shumë se 120 vjet.Mbretëresha, 75 vjeçe, ka dhënë dorëheqje pas 33 vjetësh në fron.Mbreti Willem Alexander, i cili është 46 vjeç, është monarku më i ri në Evropë.Mijëra njerëz të veshur me ngjyra mbretërore kanë marshuar në Sheshin Dam të Amsterdamit, para pallatit mbretëror, ndërsa mbi 10,000 policë kanë ndjekur evenimentin.Ceremonia është ndjekur edhe nga princi Charles i Britanisë dhe princi Naruhito i Japonisë.Beatrix është bërë mbretëreshë në vitin 1980, kur nëna e saj, Mbretëresha Juliana, ka dhënë dorëheqje në favor të saj.