Daçiç: Me marrëveshjen me Kosovën hoqëm një barrë 20-vjeçare
“Askush nuk ka të drejtë në fshihet, sidomos pas Kosovës, sepse një përpjekje e re e tillë do të përfundonte në një tjetër eksod, me viktima dhe humbje të reja për Serbinë”.Kështu është shprehur kryeministri I Serbisë Ivica Daçiç në një editorial të shkruar në gazetën “Politika”, duke theksuar se me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Serbisë i është hequr nga shpina një barrë 20-vjeçare. “Shkatërrimi i Serbisë duhej të ndalej”, ka shkruar Daçiç.Ai citoi fjalët që i atribuohen Picassos, krijuesit të "Gernikës", pikturës së shkatërrimit total: ai që dëshiron të bëjë diçka, le ta gjejë një mënyrën - ai që nuk do të bëj asgjë, le të gjejë arsyetimin!"Dikush mund të zemërohet nëse thuhet se jemi bërë Gernika e Ballkanit, e askush nuk mund të mohojë se në 20 vitet e fundit i kemi përjetuar të gjitha format e kataklizmës. Shpërbërjen në disa shtete, dëbimin nga bashkësia ndërkombëtare, sanksionet, varfëri, bomba, uri dhe plaçkitje vetëvrasëse. Çdo të keqe që ia kemi shkaktuar vetes pa mëshirë, duke mos dashur e as tentuar që diçka të bëjmë për vete, e kemi arsyetuar me qëllimet më të larta, qiellore, shenjtërore, kombëtare” thekson Daçiç.Kryeministri theksoi se kur para tre vitesh ka thënë se duhet të ndërpriten gënjeshtrat dhe se për temat e rëndësishme - siç është Kosova - duhet të flitet e vërteta, ai nisi zinxhirin e ngjarjeve që kishin një qëllim: eliminimin e arsyetimeve.