Plani vendor, kryebashkiaku i Lezhës Frrokaj: Gati brenda qershorit

Brenda qershorit, Bashkia e Lezhës do të ketë gati planin vendor të kësaj njësie administrative. Sipas Kryebashkiakut, burokracitë insitucionale kanë sjellë shtyrjen drejt këtij afati të planit vendor të qeverisë shqiptare, ku Lezha është një nga 26 njësitë që e kanë pranuar.Plani vendor i Bashkisë së Lezhës do të jetë i përfunduar brenda muajit qershor të këtij viti dhe menjëherë do nisë detajimi i tyre për çdo njësi administrative.Mospasja gati këtë fillimviti siç ishte premtuar nga Qeveria, sipas kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj do sjellë ulje të të ardhurave të Bashkisë. Fran Frrokaj: Besoj që 2016 me njëfarë dhimbje të kalojë pa ndonjë zhvillim shumë interesant në këtë drejtim. Kjo na krijon një handikap edhe me firmat ndërtuese, por dhe të ardhurat në Bashki pasi bien natyrisht.Është një nga treguesit që ka furnizuar Bashkinë me të ardhura.Do të jemi ne ata që përcaktojmë kushtet dhe të vendosim pikat mbi “i”. Pra njëherë e mirë qytetarët të dinë ku ndërtohet, ku nuk ndërtohet dhe çfarë ndërtohet. Dhe të mos kemi shumë nevojë për bërryla dhe miqësira jashtë hapësirave, jashtë mundësive dhe jashtë logjikës njerëzore.Bashkia e Lezhës është një nga 26 njësitë vendore që ka pranuar realizimin e planit vendor nga Qeveria shqiptare, brenda të cilit do të përfshihen edhe 9 njësite administrative përveç qytetit.