Aleksis Tsipras pas një viti në pushtet: Beteja ende nuk ka mbaruar

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, të dielën bëri një vit në krye të vendit me probleme, borxhe, krizë ekonomike, fluks emigrantësh dhe protesta kundër pensioneve dhe masave shtrënguese.Në fjalën e tij para mbështetësve të partisë Siriza, Tsipras tha se beteja për të sjellë vendin në rrugën e duhur ende nuk ka mbaruar, por mandati i trefishtë historik që populli grek i besoi partisë së tij Siriza nuk mund të fshihet dhe as të  injorohet nga fuqitë konservatore në Europë.“Sot një vit pas fitores tonë të parë historike beteja nuk ka përfunduar, ajo qëndron para nesh. Gjithsesi, fitorja e trefishtë nuk mund të fshihet dhe as injorohet.  Europa sot, një vit më pas, nuk është e njëjtë pas negociatave të vështira me Greqinë. Sa kohë populli mbështet përpjekjet tona, ne do të vijojmë të luftojmë më shumë brenda dhe jashtë Greqisë”.Me sloganin, “Një vit i të majtës, një vit përpjekje, ne ecim përpara”, tubimi u mbajt për të shënuar përvjetorin e parë të Sirizas në pushtet, pas fitores së Tsipras në janar të 2015 me një platformë ektremistë të majtë, duk u premtuar grekëve anullimin e programit të shpëtimit që kishin nënshkruar qeveritë e mëparshme dhe fund të 5 viteve të agonisë financiare.Por Tsipras mori një kthesë të madhe politike menjëherë sapo mori pushtetin, duke nënshshkuar një tjetër marrëveshje me ndërkombëtarët për të shmangur një dalje të Greqisë nga zona euro.Pas muajsh negociata të pafrytshme me huadhënësit e vendit të mbytur në borxhe, qeveria Tsipras si një formë shantazhuese ndaj kreditorëve vendosi mbajtjen e referendumit, duke ja lënë në dorë popullit të vendosë për kushtet e ndihmës dhe vendosi tre javë kontollin e kapitalit.Në prag të falimentit, pamjet e Greqisë me pensionistë në radhë kilometrike para bankave u bënë symbol i krizës greke në të gjithë botën.Por pavarësisht  fitores me 62 përqind të kampit kundër, Tsipras iu nënshtrua kreditorëve.Ai pranoi rritje të taksave, shurtim të pensioneve dhe reforma të ashpra ekonomike për të siguruar kredinë e shpëtimit prej 86 miliardë euro.Kjo salto e tij krijoi përçarje brenda partisë Siriza, gjë e cila detyroi partinë të kërkojë një tjetër mandat në shtator.Grekët i besuan sërish Tsipras, por që atëherë vendi përballet me protesta kundër masave shtrënguese.