Debate për Kongresin, Blushi: Koha e Rilindjes mbaroi, të qeverisë PS

Debate të forta në grupin parlamentar socialist për shtyrjen e Kongresit, mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e partisë dhe mungesën e analizës së qeverisë. Publikisht nga deputetët, foli vetëm Ben Blushi i cili akuzoi kryesocialistin Edi Rama se e ka dhënë partinë me koncesion ndërsa projekti i tij për rilindjen ka dështuar. Më herët në selinë rozë, anëtarë të kësaj partie, protestuan për mungesën e zgjedhjeve për lidershipin socialist.Tirane  Mbledhja e parë për këtë sesion kuvendor të grupit parlamentar socialist dhe shoqëruar me debate që janë dominuar nga shtyrja e kongresit dhe nga nevoja për analizë të punës së qeverisë.Mësohet se deputetët kanë kërkuar arsyet e shtyrjes së thyerjes së vendimit të Asamblesë, që Kongresi të mbahet në Janar, si dhe një date të re definitive se kur do të thirret ai.Po ashtu, një burim i tha Ora News se deputetja Arta Dade ka pyetur mbi motivet që nuk bëhet analiza e qeverisë.Ndërkohë deputeti i Vlorës, Fatmir Toçi ka ashpërsuar kritikat ndaj deputetit Koço Kokëdhima, duke e quajtuar atë "be të jugut". Gjithashtu ka deklaruar se ai e ka bërë jugun çifligun e vet dhe ka vonuar punën organizative.I kontaktuar nga Ora News deputeti Toçi tha se shqetësimet e ngritura brenda në grup janë çështje që duhet të mbeten brenda strukturave.Ndërkohë  pas këtyre kritikave kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi deklaroi se nuk  është praktikë të bëhet analizë e punës së ministrave por gjithsesi këto dhe të tjera shqetësime do të diskutohen.I vetmi deputet që kritikoi publikisht shtyrjen e Kongresit, dhe mosmbajtjen e zgjedhjevepër kryetartin e partisë, ishte Ben Blushi.Ben Blushi: "Nuk ka ardhur koha që PS-në ta japim me koncesion. Jemi shumë herët dhe nuk ka arsye. Në zona të caktuara PS po jepet me koncesion, po trajtohet si biznes privat. Por jo e gjithë PS mund të jetë biznes privat. Në një biznes privat ndoshta nuk ka arsye të ketë zgjedhje, sepse njerëzit hiqen nga puna, në një parti jo.Nga 2009- 2016 kemi 7 vjet pa zgjedhje, pa kongres, pa delegat dhe pa kryetar parti."Blushi, nuk pranoi drejtëpërdrejtë nevojën për ndryshime në qeveri, por dallimin se kush po i qeveris shqitparët, e bëri të dukshëm.Ben Blushi: Fatkeqësisht ka qeverisur Rilindja, por Rilindja nuk është PS-ja. Rilindja ka falimentuar ka ardhur koha që pushtetin ta marrë PS. PS fitoi zgjedhjet, koncesionin e zgjedhjeve e mori Rilindja. Ka ardhur koha në Kongres ti themi e ti flasim të gjitha. Nuk mund të ketë parti pa mbledhje pa statut, pa normë, pa disiplinë dhe pa mandate të kufizuar e të pakufizuar.Për mungesën e zgjedhjeve për kreun e PS, pati edhe një protestë para mbledhjes së grupit parlamentar, nga anëtarë të PS."Kanë ardhur njerëz pa pasur tezë, vetëm atyre që i intereson"  thanë disa socialistë.Kongresi i PS është caktuar të mbahet në muajin mars, ku pritet të votohen edhe ndryshimet në statutin e ri, që sanksionon se kur kryetari fiton zgjedhjet, mban automatikishkryesimin e partisë.Fjala e plote e deputetit pasi doli nga selia PS dhe pyetjet e gazetareveBen Blushi: "Edhe në kohën e Partisë së Punës mandatet ishin të kufizuara. Sekretari i Parë i Partisë së Punës zgjidhej çdo 4 vjet. PS sot fatkeqësisht është e vetmja parti pa mandat. Nga informacionet që kam unë organizatat po mblidhen në mënyrë shumë klandestine.  Shpresoj të ketë mundësi për ta korrektuar në kongresin e shpejtë dhe të shumëpritur besoj.Pyetje: Vetëm për shkak të zgjedhjeve të munguara është në moment kritik PS?Ben Blushi: Një parti e cila nuk bën zgjedhje në përgjithësi ka një raport të vështirë me veten dhe ata që e kanë zgjedhur. Shkoni pyesni njerëz në të gjithë Shqipërinë. Nuk besoj se e miratojnë faktin që nuk ka zgjedhje në parti. Ka zona në Shqipëri ku deputetë fatkeqësisht të PS-së shkojnë dhe emërojnë njerëz pa zgjedhje, caktojnë njerëz sikur të kenë biznes privat se kush do të jetë delegat, kush do marrë pjesë në Kongres, kush është anëtar partie dhe kush jo. Ky nuk është biznes privat nuk ka ardhur koha që PS-në ta japim me koncesion. Jemi shumë herët dhe nuk ka arsye. Në zona të caktuara PS po jepet me koncesion, po trajtohet si biznes privat. Por jo e gjithë PS mund të jetë biznes privat. Në një biznes privat ndoshta nuk ka arsye të ketë zgjedhje, sepse njerëzit hiqen nga puna, në një parti jo.Është moment kritik dhe për shkak të ekonimisë. Nëse ju më bindni se ekonomia sot është mirë, që rritja ekonomike është ashtu siç pritej, nuk ka emigracion, nuk ka korrupsion,nuk ka një drejtim të panjohur të ekonomisë, qoftë dhe me koncesionet, që janë shumë të dyshimta dhe ndoshta të panevojshme, unë them kështu është. Ka ardhur koha që PS të marrë një drejtimPyetje : A mendoni se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme?Ben Blushi: Jo nuk besoj se ka arsye për zgjedhje të parakohshme.Pyetje: Për ndryshime në qeveri ndoshta?Ben Blushi: Unë nuk mund ta them këtë gjë. Është shpejt për të folur me kamera. Sot pati anëtar të grupit parlamentar që kërkuan të ketë analizë të qeverisë në grup parlamentar. Shpresoj që kjo të bëhet. Të ketë një normë që grupi parlamentar të informohet se çfarë po bën qeveria. Siç pati dhe njerëz që kërkuan të ketë kongres, zgjedhje, një farë disipline. Në radhë të parë të ketë normë statutore.Statuti i PS-së thotë që zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet. Nga 2009- 2016 kemi 7 vjet pa zgjedhje, pa kongres, pa delegat dhe pa kryetar parti.Pyetje: Pse mendoni që jeni i vetmi që të paktën publikisht, të tjerë nuk gjen që shprehen publikisht..?Ben Blushi: Ju mendoni që jam i vetmi por nuk është kështu. Edhe sot 2- 3 kolegë flonën për të njëjtën gjë. Të shëtisësh nëpër Shqipëri do të shikosh njerëz që duan zgjedhje.Një formë e tillë drejtimi koncesionar apo privatizim të partisë është e papranueshme, sepse në fakt ka ardhur koha të pyesim veten: Kush qeveris? Rilindja apo PS. Fatkeqësisht ka qeverisur Rilindja, por Rilindja nuk është PS-ja. Rilindja ka falimentuar ka ardhur koha që pushtetin ta marrë PS. PS fitoi zgjedhjet, koncesionin e zgjedhjeve e mori Rilindja. Ka ardhur koha në Kongres ti themi e ti flasim të gjitha. Nuk mund të ketë parti pa mbledhje pa statut, pa normë, pa disiplinë dhe pa mandate të kufizuar e të pakufizuar.Pyetje: Në mbledhjen e radhës nëse do të jetë kryetari Rama do ia thoni këtë?Ben Blushi: Unë po e them publikisht. E kam thënë në çdo mbledhje Asambleje, në dy apo tre vitet e fundit në këtë parti është zhbërë kryesia, asambleja dhe janë krijuar forume që nuk ekzistojnë. Është njësoj sikur nesër të bini dakord që vendimet e qeverisë nuk merren në qeveri, por jashtë saj. PS nuk mund të ketë një parlament jashtë kongresit dhe një qeveri jashtë kryesisë.Pyetje: A do të kandidoni për kryetar të PS-së nëse ka zgjedhje?Ben Blushi: Nëse ka zgjedhje do ua them, por sot e rëndësishme është të ketë zgjedhje/Oranews.tv/