Të enjtën Kuvendi konstituon Komisonin Parlamentar për reformën zgjedhore

Në seancën 28 Janarit, Kuvendi do të konstituojë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, nga i cili do të nisë puna për ndryshimet e nevojshme ligjore.  Vendimi  u mor  nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas letrës së dërguar nga Grupi Parlamentar  i Partisë Demokratike.Në letrën e cila mban firmen e Kryetarit të Grupit Parlamentar Edi Paloka, kërkohej bashkëpunimi i forcave politike,  për një ligj lehtësisht të zbatueshëm për votuesit dhe që  shndërrohet në një mekanizëm efektiv për të siguruar zgjedhjet e lira dhe demokratike, në përputhje me angazhimet e OSBE-së.Partia Demorkatike theksonte  gjithashtu se  implementimi i kësaj reforme, duhet të pamundësojë përdorimin e pushtetit publik për qëllime të përfitimit në zgjedhje, blerjes masive të votave me paratë e krimit të organizuar, përdorimit të institucioneve shtetërore si mekanizëm për të siguruar vota apo për të ushtruar presion mbi votuesit.Grupi parlamentarë demokrat kërkon që reforma e ardhshme zgjedhore  të reflektojë  të gjitha rekomandimet e  OSBE/ODIHR-it apo shqetësimet  madhore të ngritura  në raportet përfundimtare të viteve 2013 dhe 2015 për zgjedhjet në Shqipëri.Ndërkohë ekspertët demokrat po punojnë për një pakëtë të plotë propozimesh për reformën zgjedhore e cila pritet të prezantohet së shpejti.Meta: Kam bindjen se Kuvendi do ta marrë vendimin me 28 janarmetaI menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Kuvendit Meta.Zyra për shtyp e Kuvendit në një njoftim për mediat bën me dije se më 28 janar 2016 do të shqyrtohet kërkesa e grupit parlamentar të PD-së për plotësim të vendeve vakante në Komisionin e Posaçëm për Reformën zgjedhoreKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në vijim të kërkesës së tij drejtuar Grupeve Parlamentare për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore dhe menjëherë pasi u njoh me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për plotësimin e këtij komisioni me përfaqësues të Grupeve Parlamentare, shpreh bindjen e tij se ky vendim do të merret në seancën më të parë të Kuvendit, atë të datës 28 janar 2016.Kryetari i Kuvendit shprehet se Reforma Zgjedhore duhet trajtuar me seriozitet dhe në përputhje me frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe të kryhet në kohën e duhur dhe transparencë të plotë.