Në SHBA nis pastrimi i borës, transporti publik mbetet i ndërprerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2016, 10:06
Miliona njerëz kanë pastrimin e borës e cila paralizoi pothuajse lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ata kanë filluar të heqin borën nga makinat e tyre dhe të pastrojnë rrugët nga bora e cila në 5 shtete arriti deri në 91 cm trashësi. Transporti publik vijon të mbetet i ndërprerë, si dhe shumë fluturime janë anuluar.Zyra federale do të mbetet e mbyllur edhe ditës së sotme në Washington ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve i ka anuluar të gjitha votimet deri më 1 shkurt.Deri tani janë shënuar 29 viktima që prej të premtes, kur nisi stuhia e cila tashmë po dobësohet drejt Oqeanit Atlantik.Stuhia preku më shumë se 85 milionë persona, ndërsa 300 mijë vetë u prekën nga ndërprerja e energjisë elektrike
/Oranews.tv/