Mjekët kërkojnë shtim personeli për urgjencat në pediatri

Shefi i repartit të Pediatrisë në Fier kërkon shtim të personelit mjekësor dhe atij të mesëm për të përballuar fluksin e vizitave. Sipas mjekut, Dhimitër Dhamo, godina e Pediatrisë është e veçuar nga korpusi qëndror i spitalit dhe ka të domosdoshme repartin e Urgjencës.Fluksi në rritje i vizitave ditore, por edhe i shtrimeve në spitalin pediatrik në Fier kanë detyruar shefin e këtij pavioni, Dhimitër Dhamo, ti drejtojë një kërkesë të prerë Ministrisë së Shëndetësisë.Dhamo kërkon njohjen e shërbimit të Urgjencës në godinën e Pediatrisë në Fier, e cila është e veçuar nga korpusi qëndror, edhe shtim të numrit të mjekëve dhe personelit të mesëm që të mbulojë këtë repart.Dhamo: Numri i vizitave shkon në 30 fëmijë që bëhen në repartin ditor, i cilësoj këto sepse Pediatria është reparti që ka një ngarkesë të jashtëzakonshme. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë ta shikojë pak me përparësi shërbimin e Pediatrisë sepse ne jemi godinë e veçantë, larg korpusit qëndror dhe ne nuk na njihet reparti i Urgjencës. Pra duhet personeli i mesëm dhe personeli mjek që ta mbulojë këtë repart.Mjeku pediatër, Dhimitër Dhamo, pohon se  flusi i vizitave ditore për shkak të virozave të stinës shkon nga 80-100 vizita në ditë.