Legalizimet në zonat arkeologjike, kreu i ALUIZNI-t Durrës: Të zhbllokohet zona B
Kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, në një intervistë nga studio e Durrësit e Ora News ka kërkuar nga Qeveria të zhbllokojë proçesin e legazimeve për të ashtuquajturën zonë B, që në Durrës është pjesa e ish- Kënetës.Sipas Gjuzit, me rëndësi është vetëm zona Aarkeologjike, ndërsa banesat tek ish-Këneta duhet të legalizohen.Gjuzi: Normalisht në zonën Aarkeologjike nuk bëhet fjalë të bëhet legalizim i këtyre banesave, por problem për qytetin e Durrësit ku ne po kemi bashkëpunim të mirë me Institutin e Monumenteve të Kulturës së Durrësit, por bashkëpunimi duhet të shtrihet edhe me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik në Tiranë. Përveç këtyre dy institucioneve, zgjidhja e këtij problemi kërkon një ndërhyrje edhe nga qeveria për ti dhënë dritë jeshile dhe këtyre banesave.Janë të paktën 10 mijë banesa që presin të marrin lejen e legalizimit, në zonën më të madhe informale të Durrësit.