Vrau një e plagosi një tjetër, kërkohen 35 vjet burg për Engjëll Hodaj

Prokuroria e Fierit kërkon 35 vjet burg për shtetasin Engjëll Hodaj, i akuzuar për vrasjen 21 vjeçarit Eduart Zotaj dhe plagosjen rëndë të Blerim Beqiraj.Ngjarja u regjistrua me 28 shkurt të vitit të kaluar në fshatin Rroms të komunës Hekal të Mallakastrës. Hodaj akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.Krimi ndodhi pas një sherri në lokal. Shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një debat i momentit ndërmjet autorit dhe viktimës e të dëmtuarit, të cilët gjendeshin në një lokal të zonës.Vetë Hodaj ka pohuar se nuk ka dashur që të vriste shokët e tij të ulur në të njëjtën tavolinë, por pronarin e lokalit pasi me të ishte konfliktuar.Sipas variantit të pandehurit dhënë para gjykatës, pas sherrit autori është larguar, ka marrë pushkën që mbante pa leje dhe ka qëlluar nga një distancë 60 metra ku si pasojë mbeti i vrarë shoku i tij, 21 vjeçari Eduart Zotaj dhe u plagos Blerim Beqiraj.