Mungon ndriçimi, aksi rrugor Lezhë-Shëngjin në errësirë totale
Edhe pse janë ndërtuar vitet e fundit dhe janë harxhuar miliona euro në shumë akse rrugore të rajonit të Lezhës nuk funksionon sistemi i ndriçimit.I tillë është aksi rrugor që lidh Lezhën me Shëngjinin apo Ishull Lezhën, duke u bërë në këtë mënyrë burim për aksidente rrugore.Ndriçimi i rrugëve mungon dhe në qendrën e Balldrenit, Zejmenit, Treshit, Manatisë dhe Dajçit.Kjo situatë ka rritur frikën e banorëve të këtyre zonave për të lëvizur gjatë natës, ndërsa është kthyer edhe një burim të sigurtë për aksidente.Projekte dhe materiale të përdorura jo cilësore, vlërsohen nga inxhinierët si shkaku kryesor i prishjes së këtyre sistemeve të ndriçimit, të cilët jashtë kamerave thonë se këto mangësi duhet të reflektohen në projektin e ri të Bashkisë.Nga ana tjetër për problemin është e vetëdijshme edhe Bashkia e Lezhës.I kontaktuar nga Ora News, kryebashkiaku Fran Frrokaj deklaroi se standarti që është përdorur në ndriçimin e Rriles dhe Shënkollit ku ai ka qenë më herët kryetar Komune, do të aplikohet edhe në zona të tjera.Sipas Frrokaj, fillimisht do të zerohet borxhi ndaj OSHEE-së dhe menjëhere do të nisë ndërhyrja për rivendosjen e ndriçimit.Kryebashkiaku tha se i gjithë sistemi do të jetë pjesë e një projekti të rëndësishëm që do të nisë zbatim këtë vit buxhetor.