Tregu ushqimor, bulmeti dhe peshku në mes të pluhurit në rrugën pranë Bashkisë

Në Bashkinë e Urës Vajgurore, mungesa e një tregut të mirfilltë ka bërë që tregtarët të shesin ku të mundin, fare pranë godinës së Bashkisë. Qytetarët thonë se bulmeti apo peshku tregtohen në mes të rrugës, në pluhur, apo në shi, pa asnjë lloj standardi higjene. Ndërkohë që tregtarët paguajnë taksa.Në Urën Vajgurore, tregu i fruta-perimeve, produkteve të detit dhe bulmetit, prej vitesh shiten në mes të rrugës, ndërkohë që të vetmit që ankohen janë konsumatorët.Shumë pranë Bashkisë së qytetit, mes dy blloqeve të pallateve tregtarët tregtojnë si të mundin produktet e tyre, në mes të baltës në ditët me shi dhe në mes të pluhurit në ditët me diell.Siç shihet dhe nga pamjet, peshku dhe produktet e bulmetit shiten jashtë çdo standardi higjene.Tregtarët thonë se ky është vendi që Bashkia ka përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit, për të cilën paguajnë dhe një taksë dhe pse kushtet lënë shumë për të dëshiruar.E kontaktuar, Bashkia e Urës Vajgurore thotë se këtë vit është parashikuar në buxhet ndërtimi i një tregu të mirëfilltë.