Greva e fermerëve grekë, radhë në Kapshticë, u bllokua për dy orë puna

Greva e fermerëve grekë ka bllokuar për të paktën dy orë punën në doganën e Kapshticës. Ndonëse policia e Kufirit në Korçë informoi që në mëngjes për ndaljen e punës, shumë prej qytetarëve që nuk ishin në dijeni, kanë pritur nën temperatura zero gradë.Greva e fermerëve grekë, në fshatrat kufitarë ka bllokuar për të paktën dy orë punën në pikën kufitare të Kapshticës.Për pasojë prej orës 11:00 deri në orën 13:00,  në doganën e Kapshticës nuk u përpunua asnjë dokument i shtetasve që kërkonin të kalonin kufirin, duke krijuar radhë.Shumë prej qytetarëve që nuk kishin dijeni për protestat e fermerëve grekë, janë detyruar të presin në makinë në temperatura nën zero.Qytetarja: Nuk bëjnë veprime në tokën shqiptare sepse thonë kemi urdhër nga greku që është dogana e mbyllur. Ne nuk e dinim, nuk është dhënë asnjë njoftim për oraret, as për gjë.Pse duhet të gjithë këto makina të mblidhen këtu?Qytetari: Nuk e dinim, tani e morëm vesh.Fermerët grekë kanë më shumë se një javë që protestojnë ndaj reformës së pensioneve dhe sistemit të ri të tatimeve, që kërkon të miratojë qeveria "Tsipras".Ndërkohë gra, fëmijë e të moshuar kanë qëndruar për rreth dy orë në doganën e Kapshticës edhe gjatë mesditës së të dielës, duke pritur që të kalonin kufirin.