Presidenti afgan: Do të varrosim ISIS, emigrantët s’kanë të ardhme në Europë
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka premtuar varrosjen e Shtetit Islamik, pas përleshjeve të shpeshta mes një dege të organizatës terroriste në vendin e tij me forcat qeveritare.Në një intervistë për BBC, Ghani tha se Shteti Islamik nuk është një fenomen afgan, por mizoritë e tij kanë tjetërsuar njerëzimin.“Afganët tashmë janë të motivuar nga hakmarrja, Shteti Islamik po konfrontohet me njerëzit e gabuar. Ndërkohë nuk e mohojmë se kemi të bëjmë me një rrezik të madh”, tha Ghani, duke shtuar se ai po përpiqet shumë për të ndërtuar një konsensus me vendet e rajonit për të shuar armiqësitë e të shkuarës dhe të fokusohen në sfidat e tanishme, siç është lufta ndaj Shtetit Islamik.Javën e shkuar Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Shteti Islamik ka krijuar një degë në Afganistan, një deklaratë e cila u konfirmua edhe nga Presidenti Ghani.Ai tha se ky grup terrorist është ndërtuar që prej janarit të shkuar dhe përbëhet nga ish-talebanët e Pakistanit dhe talebanët afganë.Duke komentuar mbi këta të fundit, Ashraf Ghani, paralajmëroi se nëse bisedimet e paqes me talebanët nuk nisin në prill, atëherë i gjithë rajoni do të përballet me pasojat.Presidenti afgan tha se duhet të kuptohet dhe të jetë e qartë se lufta në vendin e tij është vetëm një komponent "i një luftë më të gjerë që përfshin edhe Pakistanin”.I pyetur se çfarë mesazhi ka për emigrantët afganë që vinë në Europë, Ghani tha:“Nuk keni të ardhme në Europë, ajo po mbyll kufijtë e saj”.