Dy të arrestuar në Shkodër dhe Delvinë për dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës
Dy persona në Shkodër dhe Delvinë kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e dhunës në familje.Në Shkodër policia arrestoi 38 vjeçarin Prek Gjergji, banues në fshatin Mali Hebe, bashkia Shkodër.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkatuar dëmtime në fytyrë bashkëshortes së tij A. Gj. 39 vjeçe, e cila ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Shkodër.Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Dhunë në Familje".Ndërkohë në Delvinë policia arrestoi në flagrancë një person për dhunë fizike ndaj nënës së tij.Shkëlqim Ymeri, 52 vjeç, banues në Delvinë, nën efektin e pijeve alkolike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij (Xh.Sh. 78 vjeç), si dhe ka shkatërruar orenditë e shtepisë.Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës".