IKMT shemb godinën tre katëshe në Himarë, në proçedura objekti i dytë

Zona e Himarës  ka qenë sot në fokusin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.Mëngjesin e sotëm, IKMT ka nisur një operacion për prishjen e dy objekteve tre katëshe  multifunksionale pranë bregut të detit me një sipërfaqe 684 dhe 176 m2.Rreth mesditës është realizuar  shembja e njërit objekt tre katësh, hoteli i dytë është në proçurë, ndërsa parashikohet ndërhyrja në një të tretë.Operacioni i IKMT zbatohet në kuadër të projektit të ndërtimit të shëtitores kryesore të Himarës, bazuar në V.K.M e datës 09.12.2015.Sipas saj, qeveria shqiptare merr përsipër edhe kompensimin e plotë financiar të prishjes së këtyre objekteve për qëllime publike.Specialistët e IKMT kanë vlerësuar se puna për prishjen e dy objekteve buzë detit, për shkak të madhësisë së tyre do të vijojë për të paktën dy ditë dhe IKMT së bashku me struktura të tjera kanë marrë përsipër edhe pastrimin e vendit nga mbetjet inerte. [caption id="attachment_662614" align="alignnone" width="640"]himare aksioni IKMT Në foto: Aksioni i IKMT-së sot në Himarë[/caption][caption id="attachment_662615" align="alignnone" width="640"]himare aksioni IKMT Në foto: Aksioni i IKMT-së sot në Himarë[/caption][caption id="attachment_662613" align="alignnone" width="640"]himare aksioni IKMT Në foto: Aksioni i IKMT-së sot në Himarë[/caption]