Armë kundërtank dhe 1320 fishekë në banesë, arrestohen tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2016, 08:33
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Laçit, teksa iu gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh dhe municionesh.Arrestimi i tyre erdhi gjatë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Shinat”.Tre të arrestuarve nga Mamurrasi i Kurbinit armët dhe municionet iu gjetën në banesë dhe ambjentet përreth.Të arrestuarit janë:
- Gëzim Koliqi , 50 vjeç, banues në Mamurras Kurbin
- Enerik Koliqi , 25 vjeç , banues në Mamurras Kurbin
- Hasan Koliqi , 23 vjeç, banues në Mamurras Kurbin
- Një armë kundërtank me mbishkrimin LOT ARM
- Një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë
- Një armë gjahu teke
- Një armë zjarri pushkë model 63
- Një sasi prej 1320 fishekë model 56 , kaliber 7.62mm të paketuara në 2 kuti metalike
Në foto: Armët dhe municionet e sekuestruara[/caption]