Akuza e Berishës: Në celularin e Ilir Memushaj u gjetën sms të Ministrit Tahiri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2016, 18:19
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Fier. Në një postim në faqen e tij zyrtare fb, Berisha shkruan se në celularin e Ilir Memushajt janë gjetur edhe SMS të Ministrit të Brendshëm.Ish-kryeministri akuzon se policia me urdhët të Kryeministrit Rama punon me dy standarte duke mos arrestuar Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndonëse sipas tij faktet flasin për lidhje të tij të drejtëpërdrejtë me kriminelët.Ai përshëndet punën e Prokurorisë që arrestoi oficerin e SHISH, Florian Bushi, që sipas tij është vëllai i avokatit direkt të Edi Ramës.
Dy standarte! Dyftyresi e Edi Rames!Oficeri i sherbimit inteligjent qe informoi vrasesit, me te drejte u arrstua! Po...Posted by Sali Berisha on 2016-01-22