Sistemi shëndetësor, personat me sëmundje të rënda hasin më shumë vështirësi

Qytetarët shqiptarë përballen me një sërë problemesh në marrjen e një shërbimi në sistemin shëndetësor. Pas një monitorimi të realizuar nga shoqata "Together For Life" është konstatuar se më shumë vështirësi hasin pacientët me sëmundje terminale, të cilët nuk mbështeten me medikamente apo operacione. Ndërsa përsa i përket parave që i janë akorduar këtij sektori nga buxheti i shtetit, shëndetësia renditet në vendin e pestë.Qytetarët që vuajnë nga sëmundje të rënda, janë ata që hasen më me shumë problematika në sistemin shëndetësor shqiptar.Me mbështetjen e Ambasadës amerikane, shoqata “Together For Life” ka monitoruar ofrimin e shërbimeve shëndetësore në disa rajone të vendit, ku është konstatuar se pacientët përballen me një sërë vështirësish në marrjen e shërbimeve.Arlinda Gjypi: Aktualisht jemi duke përgatitur një dosje dhe besojmë që javën e ardhshme do ta dorëzojmë tek Avokati i Popullit.Flitet për një nga pacientët me sëmundje terminale e cila është në rrezik për jetën, ka nevojë për transplant dhe aktualisht i duhet të blejë të gjitha ilaçet vetë dhe të bëjë analizat në spital privat sepse është e pamundur ti realizojë në spitalin shtetëror.Ndërkohë  shëndetësia në vendin tonë renditet në vendin e pestë përsa i përket shpenzimeve buxhetore.Aranita Brahja: Arsimi është një sektor që merr 35 lekë, pra 350 lekë të vjetra dhe shëndetësia vetëm 32 lekë, pra një buxhetim në një renditje të pestë. Shpesh herë në buxhete të ndryshme nga viti 2009 deri në vitin aktual shëndetësia del në vendin e katërt, por edhe këmbehen vendi i katërt dhe vendi i pestë duke krijuar dhe idenë sesa prioritet i ka dhënë një qeverisje në momentin që ka bërë buxhetin e saj.Këto të dhëna u bënë publike në një tryezë të rrumbullakët ku ishin të ftuar përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe shoqata të pacientëve që vuajnë nga sëmundje.