Shembet ndërtesa në Romë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2016, 14:53
Disa banorë të një pallati në Romë, kanë shpëtuar pa dëmtime, pasi tre katet më të lartë të një ndërtese në kryeqytetin e Italisë u shembën.Autoritetet thanë se tragjedia u parandalua falë një qytetari i cili lajmëroi menjëherë zjarrfikset kur pa se godina kishte filluar të pësonte krisje.Trupat e zjarrfikseve u gjendën menjherë pranë zonës, duke evakuar banorët.Fatmirësisht asnjë prej qytetarëve nuk pati lëndime, por pjesët e shkëputura të godinës ranë mbi një sërë objektesh duke dëmtuar edhe disa makina që ndodheshin pranë.Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e incidentit./Oranews.tv/