Valls: Kriza e emigrantëve rrezikon seriozisht projektin e Europës

Kryeministri i Francës, Manuel Valls ka deklaruar se kriza e emigrantëve e rrezikon seriozisht projektin e Europës.Sipas tij, ardhjet masive të azil-kërkuesve mund të destabilizojnë shoqërinë në shtetet europiane.Ai shtoi se zona Schengen po kërcënohet seriozisht, pas vendimit të disa vendeve për të rikthyer kontrrollet në pikat kufitare.Valls kritikoi kancelaren Angela Merkel për politikat pro-strehimit të azil-kërkuesve ndonëse nuk e përmendi emrin e saj, duke thënë se mesazhet mikpritëse që u janë dërguar emigrantëve mund të jenë provokuese.Kryeministri tha gjithashtu se pavarësisht përpjekjeve të Europës, jo të gjithë refugjatët që lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës, mund të strehohen në kontinentin e vjetër.Sipas tij, zgjidhja duhet të vijë në një mënyrë tjetër."Fillimisht duhet të gjejmë një zgjidhje për Sirinë dhe Irakun. Duhet të shkatërrojmë Shtetin Islamik dhe duhet gjithashtu që Siria të kalojë përmes politik që mund të kërkojë kohë." Ishin fjalët e tij.Më pas, Kryeministri pyetet nga gazetarja se ku do të shkojnë ndërkohë 2.000 refugjatë që mbërrijnë cdo ditë në Europë.Ai thotë se për këtë problem duhet bashkëpunuar me Jordaninë, Libanin dhe Turqinë, për të ngritur qëndra të përkohshme strehimi.Në mbyllje Manuel Valls, ka deklaroi se gjëndja e jashtëzakonshme në Francë do të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë të Shtetit Islamik.Sipas tij, kjo është zgjidhja e vetme për të parandaluar incidente tragjike të ngjashme me sulmet e 13 nëntorit të vitit të shkuar./Oranews.tv/