Thellohet vjedhja me check-up-in, Vokshi: Beqaj i jep Vilmës 1.7mld lekë më shumë
Partia Demokratike akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për vjedhjen e 1.7 miliardë lekëve në 9 muaj përmes shërbimit të Check-up-it. Deputetja, Albana Vokshi, tha se ka një diferencë të madhe mes shumës së paguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe numrit të qytetarëve që kanë përfituar nga shërbimi.Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama, se ka thelluar skandalin e check-up -it.Deputetja, Albana Vokshi, tha se Ministria e Shëndetësisë ka rregulluar faturat në mënyrë fiktive, duke i dhënë firmës së Vilma Nushit 1 miliardë e 700 milionë lekë më shumë sesa shërbimi që ka ofruar.Vokshi: 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë.Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 216 mijë persona.Demokratët kërkuan nga Prokuroria që të nisë hetimet për këtë çështje, që sipas tyre është lehtësisht e verifikueshme.Vokshi: Partia Demokratike i kërkon organit të akuzës që të procedojë me profesionalizëm e pa zvarritje, e ta çojë para drejtësisë këtë rast të rëndë korrupsioni, dhe përgjegjësin Ilir Beqa.Skandali sipas deputetes Vokshi, thellohet më shumë pasi Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, por ka marrë të mirëqëna shifrat e firmës konçensionare.
Deklaratë e deputetes Albana VokshiEdi Rama, jo vetëm i dha 120 milionë euro mikes dhe bamirëses së tij, Vilma Nushi, me tenderin e check- up, por po e thellon akoma edhe më shumë korupsionin, duke i rregulluar faturat që ajo ti marrë shumat e plota edhe pse shërbimi nuk ofrohet.Kjo tabela këtu, që e keni dhe në ekran, tregon shumën që i është paguar Nushit për muajt mars-nëntor.Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë.Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 216 mijë persona.Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, pork a marrë të mirëqëna shifrat e Nushit.Pra Edi i ka dhënë Vilmës para sikur e kanë bërë check-upin 318 mijë persona. 1 miliardë e 700 milionë lekë më shumë se sa shërbimi që ka ofruar.Janë vjedhur nga paratë e shqiptarëve 1 miliardë e 700 milionë lekë për 9 muaj.Për të siguruar paratë për vilmën, kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa, hoqi nga puna 600 veta, dhe shkurtoi shpërblimin për personalin mjekësor.Kjo është një vjedhje skandaloze, kriminale e parave të shqiptarëve.Një fakt tronditës, për të cilin Edi Rama dhe Beqa i tij duhet të japin llogari.Prokuroria duhet të veprojë para këtij korrupsioni me këto përmasa dhe lehtësisht të verifikueshëm.Partia Demokratike i kërkon organit të akuzës që të procedojë me profesionalizëm e pa zvarritje, e ta çojë para drejtësisë këtë rast të rëndë korrupsioni, dhe përgjegjësin Ilir Beqa.