Lufta ndaj terrorizmit, Nishani: Shqipëria në avangardë ndaj ISIS

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ishte i pranishëm në Konferencën për Paqen dhe Integrimin që u mbajt në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në kryeqytet. Duke vënë theksin tek terrorizmi, Kreu i Shtetit u shpreh se ISIS mund të qëndrojë si një re e zezë në Europë, por nuk mund ta prekë Shqipërinë.Shqipëria dhe shqiptarët janë në avangardë ndaj ISIS dhe politikës së tij.Kështu e ka cilësuar rolin e vendit tonë Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili u fokusua tek vizita historike e Papa Françeskut në Tiranë për të treguar se Shqipëria mbetet vendi i harmonisë fetare.Nishani:Ne shqiptarët jemi krenarë dhe duhet të jemi krenarë që kemi qenë në pararojë të koalicioneve anti-terror në rang global. Ne shqiptarët kemi ofruar at kontribut në rang global që s’e ka ofruar asnjë vend tjetër i rajonit tonë. Ne shqiptarët kemi kontribuar me gjithë dimensionin tonë për paqen në luftën kundër terrorit në Irak. Ne shqiptarët kemi ofruar kontributin tonë në të gjithë dimensionin e mundur kundër terrorit dhe barbarisë në Afganistan. Ne, shqiptarët kemi dëshmorët tanë në Afganistan. Dëshmorët në kuadër të luftës dhe koalicionit për paqe, për liri dhe për mbrojtjen e civilizimit. Ne, shqiptarët jemi në pararojë të koalicionit global kundër ISIS-it duke ofruar atë që nuk e ka ofruar ende asnjë vend tjetër i rajonit: bashkëpunimin në mënyrë konkrete në koalicionin e madh anti-terror, anti-ISIS. Pra ne kemi të gjitha këto përvoja, sa të hidhura të së shkuarës sonë jo pozitive, aq edhe këto përvoja frymëzuese dhe që na bëjnë krenarë. I pranishëm në Konferencën për Paqen dhe Integrimin organizuar nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Kreu i Shtetit u fokusua tek terrorizmi duke u shprehur se nuk njeh kufij dhe se roli i vendit tonë mbetet ai i përçimit të paqes në organizmat ku merr pjesë.